Plani i Serbisë për furnizimin me gaz - Tubacion i ri me dy drejtime me Maqedoninë e Veriut

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi ka nisur inspektimet në zonën ku do të ndërtohet gazsjellësi kryesor me dy drejtime që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut.
Sipas dokumentit, gazsjellësi do të jetë i gjatë 146 kilometra. Qëllimi kryesor është ndërtimi i një gazsjellësi kryesor për Serbinë jugore, i cili do të sigurojë ndërlidhje me sistemin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të krijojë kushtet e duhura për gazifikimin e qyteteve dhe komunave në jug të vendit.
Pozicioni i korridorit të gazsjellësit të planifikuar është i tillë që të shmangë kalimin nëpër zona me popullsi të dendur. Pjesa lineare e gazsjellësit kryesor dykahësh MG14 është planifikuar si një sistem me një tub që është tërësisht i instaluar nën tokë.
Një pjesë integrale e gazsjellësit të ardhshëm do të përbëhet nga dy stacione kryesore matëse dhe rregulluese, si dhe 6 stacione blloku dhe objekte e instalime të tjera të nevojshme. Marrëveshja për këtë lidhje me Maqedoninë e Veriut është arritur në vitin 2021.
Në prill të këtij viti, Beogradi konfirmoi se ka filluar përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e këtij interkonjeksioni. Në këtë mënyrë hapet mundësia e furnizimit me gaz natyror në treg nga burime të tjera furnizimi dhe është realizuar në praktikë ideja e një tregu nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.
Ndërkohë, në tetor pritet përfundimi i gjithë trasesë së gazsjellësit ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë. Gjatësia totale është 170 kilometra dhe është projektuar për një kapacitet prej 1.8 miliardë metra kub gaz në vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kosova “dorëzohet” ndaj eurove false - Monedhat dy euro, vështirë të dallohen
Në një nga kafenetë e Prishtinës, stafi ka hequr dorë nga kontrolli për të verifikuar nëse monedhat 2 euro që njerëzit përdorin për të paguar janë origjinale,......

Greqia konfirmon të ardhura rekord nga turizmi - Regjistrohen 20 miliardë euro dhe 35 milionë turistë të huaj në 7 muaj
Turizmi grek ka shënuar një rekord të ri të ardhurash deri më tani këtë vit, sipas shifrave zyrtare, ndërkohë që ka ende kërkesë të fortë për udhëtime drejt......

Vendimi i parë i këtij lloji i KE-së në sektorin e mbrojtjes: Kompania e granatave të dorës gjobitet me 1.2 milionë euro!
Rasti është vendimi i parë i kartelit të Komisionit Europian në sektorin e mbrojtjes. Komisioni Europian ka dënuar kompaninë gjermane të mbrojtjes Diehl me një......

Mete takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar – Në diskutim marrëdhëniet ekonomike dhe Procesi i Berlinit
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith. Në këtë......

Banka e Anglisë ndalon rritjen e interesave ndërsa disa vende europiane vijojnë rritjen!
Pas një rënie të papritur të inflacionit në gusht, Banka e Anglisë ka njoftuar vendimin e saj për të ndalur normat e interesit, ndryshe nga shumë nga fqinjët e......

Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike - Pezullohet për 3 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë
Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se si pasojë e përkeqësimit të situatës......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme nga një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u......

Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit – Qeveria bën gati planin për të vjelë të ardhurat që burojnë online
Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori,......