Greqia konfirmon të ardhura rekord nga turizmi - Regjistrohen 20 miliardë euro dhe 35 milionë turistë të huaj në 7 muaj

Turizmi grek ka shënuar një rekord të ri të ardhurash deri më tani këtë vit, sipas shifrave zyrtare, ndërkohë që ka ende kërkesë të fortë për udhëtime drejt Greqisë gjatë vjeshtës, jo vetëm në tetor, por edhe në nëntor.
Ky fakt përforcon vlerësimet se viti do të mbyllet me fatura udhëtimesh prej më shumë se 20 miliardë eurosh dhe afro 35 milionë vizitorë të huaj. Kërkesa e fortë për pushimet e vjeshtës në Greqi, nga tregje si Gjermania dhe Britania e Madhe, është edhe arsyeja që agjencia më e madhe europiane e udhëtimeve, TUI AG, ka zgjatur aktivitetin e saj në këtë vend deri në mes të nëntorit, duke shtuar më shumë se 30 pasagjerë për fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Greqisë si dhe Turqisë.
Kërkesa në tetor është gjithashtu 8% më e lartë se vitin e kaluar, sipas asaj që TUI njoftoi në një përditësim të rregullt. Ndërkombëtarisht kompania realizoi 13.7 milionë rezervime për këtë verë, 5% më shumë se vitin e kaluar dhe afër niveleve para pandemisë – pra në 96% të 2019-ës.
Sipas të dhënave të Bankës së Greqisë, të ardhurat nga udhëtimet gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti arritën në 10.321 miliardë euro, krahasuar me 9.116 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2019, vitin e fundit para pandemisë. Kjo është një rritje në përqindje prej 13.21% – pra 1.2 miliardë euro.
Krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit 2022, arkëtimet janë rritur me 20.2%, afërsisht njësoj me ardhjet e udhëtarëve të huaj në Greqi +21.9%, sipas raportimeve të bankës qendrore. Këto shifra përfshijnë vetëm një nga tre muajt e fortë sezonal të turizmit grek. Të dhënat për muajin gusht dhe shtator pritet të konfirmojnë këtë prirje, ndonëse me ritme më të buta.
Megjithatë, vlerësohet se në planin afatmesëm, ndryshimet klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit do të devijojnë një pjesë të kërkesës për pushime drejt destinacioneve më të freskëta verore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vendimi i parë i këtij lloji i KE-së në sektorin e mbrojtjes: Kompania e granatave të dorës gjobitet me 1.2 milionë euro!
Rasti është vendimi i parë i kartelit të Komisionit Europian në sektorin e mbrojtjes. Komisioni Europian ka dënuar kompaninë gjermane të mbrojtjes Diehl me një......

Mete takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar – Në diskutim marrëdhëniet ekonomike dhe Procesi i Berlinit
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith. Në këtë......

Banka e Anglisë ndalon rritjen e interesave ndërsa disa vende europiane vijojnë rritjen!
Pas një rënie të papritur të inflacionit në gusht, Banka e Anglisë ka njoftuar vendimin e saj për të ndalur normat e interesit, ndryshe nga shumë nga fqinjët e......

Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike - Pezullohet për 3 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë
Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se si pasojë e përkeqësimit të situatës......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme nga një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u......

Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit – Qeveria bën gati planin për të vjelë të ardhurat që burojnë online
Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori,......

Shqiptarët mund të investojnë në fondet e BE - Mete: Kjo sipërmarrje, shenjë besimi për tregjet financiare në vend
Qytetarët shqiptarë tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të investuar në fondet e licencuara të Bashkimit Europian. Ministri i Financave dhe Ekonomisë,......

Çmimi i vajit të ullirit, deri 1 mijë lekë/litër - “Pritet sezon krize, bie prodhimi i ullinjve në vend”
Ndërsa vitin e kaluar prodhimi i ullirit ishte shumë i mbarë, duket se ky sezon nuk do të ecë me të njëjtat ritme. Fermerët dhe përpunuesit shprehen se......