Vendimi i parë i këtij lloji i KE-së në sektorin e mbrojtjes: Kompania e granatave të dorës gjobitet me 1.2 milionë euro!

Rasti është vendimi i parë i kartelit të Komisionit Europian në sektorin e mbrojtjes. Komisioni Europian ka dënuar kompaninë gjermane të mbrojtjes Diehl me një gjobë prej 1.2 milionë euro për pjesëmarrjen në një kartel të lidhur me shitjen e bombave të dorës ushtarake, rasti i parë i kartelit në sektorin e mbrojtjes.
Komisioni tha në një deklaratë se Diehl u bashkua me rivalin e saj RUAG, një kompani zvicerane e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, për të ndarë tregjet në vendet në të gjithë Zonën Ekonomike Europiane (EEA) mes tyre për gati 14 vjet.
Sipas skemës, vetëm prodhuesi i caktuar lejohej të shiste granata në një territor të caktuar, përveç rastit nëse kompania tjetër jepte pëlqimin e saj.
Komisioni tha të enjten se të dyja kompanitë kishin pranuar rolin e tyre në kartel dhe se RUAG shmangi një gjobë në kuadër të programit të saj të faljes ose zbutjes së dënimit, i cili u mundëson bizneseve që ofrojnë informacion të mjaftueshëm në lidhje me një kartel në të cilin kanë marrë pjesë, të marrin imunitet të plotë ose të pjesshëm nga gjobat.
Nëse RUAG nuk do të kishte zbuluar skemën, do të ishte përballur me një dënim prej 2.5 milionë euro, tha Komisioni, duke shtuar se Riehl u kualifikua për një ulje të gjobës prej 50% falë bashkëpunimit të saj në hetimin që pasoi, dhe një reduktim të mëtejshëm prej 10% për kohën e duhur të bashkëpunimit të saj.
Sipas Komisionit, hetimi zbuloi se karteli mbulonte vendet në të gjithë ZEE-në dhe shtrihej nga 7 nëntori 2007 deri më 23 nëntor 2021. Pjesëmarrja e RUAG përfundoi pak më herët në prill 2021.
Komisioneri Europian i Drejtësisë Didier Reynders vuri në dukje në një deklaratë se rasti është vendimi i parë i Komisionit për kartelin në sektorin e mbrojtjes.
“Në një kohë të realiteteve gjeopolitike në zhvillim, është gjithashtu një kujtesë se ne nuk do të tolerojmë asnjë kartel në asnjë sektor, strategjik apo jo,” tha ai.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Mete takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar – Në diskutim marrëdhëniet ekonomike dhe Procesi i Berlinit
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith. Në këtë......

Banka e Anglisë ndalon rritjen e interesave ndërsa disa vende europiane vijojnë rritjen!
Pas një rënie të papritur të inflacionit në gusht, Banka e Anglisë ka njoftuar vendimin e saj për të ndalur normat e interesit, ndryshe nga shumë nga fqinjët e......

Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike - Pezullohet për 3 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë
Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se si pasojë e përkeqësimit të situatës......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme nga një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u......

Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit – Qeveria bën gati planin për të vjelë të ardhurat që burojnë online
Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori,......

Shqiptarët mund të investojnë në fondet e BE - Mete: Kjo sipërmarrje, shenjë besimi për tregjet financiare në vend
Qytetarët shqiptarë tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të investuar në fondet e licencuara të Bashkimit Europian. Ministri i Financave dhe Ekonomisë,......

Çmimi i vajit të ullirit, deri 1 mijë lekë/litër - “Pritet sezon krize, bie prodhimi i ullinjve në vend”
Ndërsa vitin e kaluar prodhimi i ullirit ishte shumë i mbarë, duket se ky sezon nuk do të ecë me të njëjtat ritme. Fermerët dhe përpunuesit shprehen se......

Pensionet private, anëtarëve u lehtësohen taksat - Ervin Mete: Ligji i ri për nxitjen e qytetarëve, që të investojnë për pension shtesë
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka paraqitur të enjten në Kuvend ligjin e ri për pensionet private. Sipas tij, ligji përmirëson mënyrën e organizimit të......