Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit – Qeveria bën gati planin për të vjelë të ardhurat që burojnë online

Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori, që deri më sot i kishte shpëtuar tatimeve në pjesën më të madhe, përfshin të gjithë rezidentët që fitojnë nga TikTok-u, Instagrami, Facebook, YouTube, Google. Blogerëve në këtë mënyrë do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%.
Po ashtu, do të tatohen edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.
Plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.
Në Shqipëri operojnë sipas të dhënave të AirBNB mbi 16,800 prona aktive për qira ditore, në Booking mbi 3,500 prona. Ndërsa një numër i madh influencerash në Shqipëri deklarojnë se fitojnë të ardhura marramendëse nga TikToku, apo Instagrami.
Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyryar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave.
Angelo Haruni / SCAN
Sondazh

Shqiptarët mund të investojnë në fondet e BE - Mete: Kjo sipërmarrje, shenjë besimi për tregjet financiare në vend
Qytetarët shqiptarë tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të investuar në fondet e licencuara të Bashkimit Europian. Ministri i Financave dhe Ekonomisë,......

Çmimi i vajit të ullirit, deri 1 mijë lekë/litër - “Pritet sezon krize, bie prodhimi i ullinjve në vend”
Ndërsa vitin e kaluar prodhimi i ullirit ishte shumë i mbarë, duket se ky sezon nuk do të ecë me të njëjtat ritme. Fermerët dhe përpunuesit shprehen se......

Pensionet private, anëtarëve u lehtësohen taksat - Ervin Mete: Ligji i ri për nxitjen e qytetarëve, që të investojnë për pension shtesë
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka paraqitur të enjten në Kuvend ligjin e ri për pensionet private. Sipas tij, ligji përmirëson mënyrën e organizimit të......

Qindra produkte shqiptare në Shesh - Panairi “TiranAgro”, për 4 ditë vendtakim midis konsumatorëve dhe fermerëve
Për 4 ditë me radhë, “Sheshi Skënderbej” do të jetë vendtakimi i prodhuesve shqiptarë, konsumatorëve vendas dhe turistëve të huaj. Afro 150 fermerë nga i......

Shqiptarët, më punëtorë se Europianët?! - Kryesojmë me 43.7 orë pune në javë. Femrat në Shqipëri punojnë 1 ditë më shumë se ato në Europë
Sipas të dhënave më të fundit të 'Agjencisë Europiane të Statistikave' kryqëzuar me ato të 'INSTAT' shqiptarët punojnë rreth 6 orë më shumë në javë se......

Kartëmonedha më e lartë që ka qarkulluar ndonjëherë publikisht sapo theu rekorde në një ankand!
Një kartëmonedhë e rrallë prej 10,000 dollarë që daton nga Depresioni i Madh është shitur për 480,000 dollarë në ankand. E lëshuar në vitin 1934, kartëmonedha......

Kryebashkiaku Sotiraq Filo takim me ambasadorin e Azerbajxhanit – Në diskutim gazifikimi i Korçës
Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, priti në një takim pune në ambientet e bashkisë, ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov. “Në fokus......

Cilat janë përfitimet ekonomike të qyteteve pa makina?
Qytetet europiane po bëhen gjithnjë e më shumë të pedonalizuara dhe miqësore me biçikletat. A ka kjo një kosto ekonomike apo është një situatë e favorshme? Nga......