Shqiptarët mund të investojnë në fondet e BE - Mete: Kjo sipërmarrje, shenjë besimi për tregjet financiare në vend

Qytetarët shqiptarë tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të investuar në fondet e licencuara të Bashkimit Europian. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të fondit të investimeve të Eurizon Capital në Shqipëri. Ky fond investimi është në pronësi të grupit Intesa Sanpaolo dhe ka marrë autorizimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të operuar në Shqipëri, nëpërmjet shpërndarjes së nënfondeve të veta.
Në fjalën e tij, ministri Mete vlerësoi nismën për operimin në vendin tonë të fondeve të investimit të Eurizon Capital, si një mundësi e re për qytetarët shqiptarë për të ndërmarrë investime në fondet e licencuara në Bashkimin Europian. Sipas tij, kjo është një mundësi e re për investitorët shqiptarë për të aksesuar drejtpërdrejt tregun europian të menaxhimit të aseteve dhe fondeve të investimeve, siç është edhe një hap drejt integrimit të tregut tonë financiar në tregun e BE-së.
Ministri theksoi më tej se kjo sipërmarrje është një shenjë besimi për tregjet financiare në vend dhe mjedisin e biznesit në përgjithësi, ashtu edhe e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjatë periudhës janar-qershor 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre 13 fonde investimi me një vlerë neto të aseteve prej rreth 43.30 miliardë lekë me një rritje 4.42% krahasuar me 31 dhjetorin 2022.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 72.71% të aseteve të fondeve. Numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit deri më 30 qershor 2023 është 30,077 me një rritje prej 3.91% krahasuar me 31 dhjetorin 2022.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Çmimi i vajit të ullirit, deri 1 mijë lekë/litër - “Pritet sezon krize, bie prodhimi i ullinjve në vend”
Ndërsa vitin e kaluar prodhimi i ullirit ishte shumë i mbarë, duket se ky sezon nuk do të ecë me të njëjtat ritme. Fermerët dhe përpunuesit shprehen se......

Pensionet private, anëtarëve u lehtësohen taksat - Ervin Mete: Ligji i ri për nxitjen e qytetarëve, që të investojnë për pension shtesë
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka paraqitur të enjten në Kuvend ligjin e ri për pensionet private. Sipas tij, ligji përmirëson mënyrën e organizimit të......

Qindra produkte shqiptare në Shesh - Panairi “TiranAgro”, për 4 ditë vendtakim midis konsumatorëve dhe fermerëve
Për 4 ditë me radhë, “Sheshi Skënderbej” do të jetë vendtakimi i prodhuesve shqiptarë, konsumatorëve vendas dhe turistëve të huaj. Afro 150 fermerë nga i......

Shqiptarët, më punëtorë se Europianët?! - Kryesojmë me 43.7 orë pune në javë. Femrat në Shqipëri punojnë 1 ditë më shumë se ato në Europë
Sipas të dhënave më të fundit të 'Agjencisë Europiane të Statistikave' kryqëzuar me ato të 'INSTAT' shqiptarët punojnë rreth 6 orë më shumë në javë se......

Kartëmonedha më e lartë që ka qarkulluar ndonjëherë publikisht sapo theu rekorde në një ankand!
Një kartëmonedhë e rrallë prej 10,000 dollarë që daton nga Depresioni i Madh është shitur për 480,000 dollarë në ankand. E lëshuar në vitin 1934, kartëmonedha......

Kryebashkiaku Sotiraq Filo takim me ambasadorin e Azerbajxhanit – Në diskutim gazifikimi i Korçës
Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, priti në një takim pune në ambientet e bashkisë, ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov. “Në fokus......

Cilat janë përfitimet ekonomike të qyteteve pa makina?
Qytetet europiane po bëhen gjithnjë e më shumë të pedonalizuara dhe miqësore me biçikletat. A ka kjo një kosto ekonomike apo është një situatë e favorshme? Nga......

Si Italia po planifikon të luftojë shpopullimin me 100 barinj nga Kirgistani?!
Dega lokale e sindikatës kombëtare të fermerëve, Coldiretti, arriti një marrëveshje me autoritetet e Kirgistanit për të dërguar rreth njëqind fermerë vendas në......