Mete takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar – Në diskutim marrëdhëniet ekonomike dhe Procesi i Berlinit

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, reformave në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe forcimit të shtetit ligjor, e sidomos për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Nga ana e tij, Ambasadori Alastair King-Smith shprehu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe vijuar mbështetjen për Shqipërinë.
Një temë tjetër diskutimi mes Ministrit Mete dhe Ambasadorit Alastair King-Smith ishte dhe Procesi i Berlinit dhe domosdoshmëria për shtyrjen përpara të tij, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit të integrimit të tyre në BE.
SCAN
Sondazh

Banka e Anglisë ndalon rritjen e interesave ndërsa disa vende europiane vijojnë rritjen!
Pas një rënie të papritur të inflacionit në gusht, Banka e Anglisë ka njoftuar vendimin e saj për të ndalur normat e interesit, ndryshe nga shumë nga fqinjët e......

Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike - Pezullohet për 3 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë
Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se si pasojë e përkeqësimit të situatës......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme nga një ditë më parë duke u blerë sot me 99.5 lekë dhe duke u......

Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit – Qeveria bën gati planin për të vjelë të ardhurat që burojnë online
Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori,......

Shqiptarët mund të investojnë në fondet e BE - Mete: Kjo sipërmarrje, shenjë besimi për tregjet financiare në vend
Qytetarët shqiptarë tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të investuar në fondet e licencuara të Bashkimit Europian. Ministri i Financave dhe Ekonomisë,......

Çmimi i vajit të ullirit, deri 1 mijë lekë/litër - “Pritet sezon krize, bie prodhimi i ullinjve në vend”
Ndërsa vitin e kaluar prodhimi i ullirit ishte shumë i mbarë, duket se ky sezon nuk do të ecë me të njëjtat ritme. Fermerët dhe përpunuesit shprehen se......

Pensionet private, anëtarëve u lehtësohen taksat - Ervin Mete: Ligji i ri për nxitjen e qytetarëve, që të investojnë për pension shtesë
Ministri i Financave, Ervin Mete, ka paraqitur të enjten në Kuvend ligjin e ri për pensionet private. Sipas tij, ligji përmirëson mënyrën e organizimit të......

Qindra produkte shqiptare në Shesh - Panairi “TiranAgro”, për 4 ditë vendtakim midis konsumatorëve dhe fermerëve
Për 4 ditë me radhë, “Sheshi Skënderbej” do të jetë vendtakimi i prodhuesve shqiptarë, konsumatorëve vendas dhe turistëve të huaj. Afro 150 fermerë nga i......