Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri - Renditemi në vend të 31-të. Kryesojmë rajonin dhe disa prej vendeve më të zhvilluara në Europë
Shqipëria pozicionohet në vend të 31 mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga instituti kanadez “Fraser Institute”. Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në krye të vendeve të rajonit, por gjithatshu vendi ynë kryeson edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë duke u klasifikuar mes shteteve me të lira.
Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake.
Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në pesë fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit.
Raporti thekson se të dhënat në këtë edicion i referohen vitit 2021. Sipas indeksit duket se kemi një përmirësim, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, pasi jemi rritur me një pozicion dhe po ashtu kemi rritje edhe në pikëzim. Shifrat e vitit 2020 tregojnë se Shqipëria renditej në vend të 32-të dhe kishte grumbulluar gjithsej 7.59 pikë, ndërkohë këtë vit vlerësohemi me 7.60 pikë.
Në nivel rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 32 me 7.59 pikë të grumbulluara. Ndjek në renditje Maqedonia e Veriut në vend të 65-të dhe pasohet nga Serbia në vend të 76-të. Në fund të rajonit gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercgovinën në vend të 82-të. Këtë indeks e kryeson Singapori me 8.56 pikë, ndjekur nga Kina dhe Zvicra. Në vend të fundit gjejmë të renditura vende si Venezuela.
Nëse do të analizonim pesë fushat mbi të cilat ndërtohet ky indeks shohim se Shqipëria ka poziocionimin më të mirë sa i përket qëndrueshmërisë së monedhës duke u renditur në vend të nëntë megjithëse krahasuar me vitin 2020 kemi rënë në pozicion.
Një pozicion tjetër pozitiv ruajmë sa i përket lirisë për tregti ndërkombëtare duke u renditur në vend të 15-të. Sa i përket shpenzimeve të qeverisë Shqipëria renditet në vend të 26 mes 165 vendeve në total. Renditje jo shumë pozitive kemi në fushat e sistemit juridik dhe të drejtave pronësore ku pozicionohemi në vend të 70-të.
Xhorxhina Deda /SCAN

Shqiptarët “prodhuan” më pak mbetje - Por, rreth 14% e plehrave nuk arrijnë në vendet e caktuara!
Qytetarët shqiptarë kanë “prodhuar” më pak mbetje, por një pjesë e mirë e tyre nuk arrijnë të shkojnë në vendet e caktuara, por sërish mbeten rrugëve apo në......

“Gjethja” fotovoltaike që ‘kopjon’ natyrën!
Ekziston një arsye pse gjethet kanë një formë dhe strukturë të caktuar në natyrë: janë evolucionare dhe funksionale. Kjo është ajo që menduan studiuesit në......

Singapori cilësohet si ekonomia me lirinë më të madhe në botë - Hong Kongu zbret nga 'froni' pas 53 vitesh!
Singapori ka rrëzuar Hong Kongun nga froni për t'u bërë ekonomia me lirinë më të madhe në botë, sipas një raporti të publikuar nga Instituti kanadez Fraser.......

Turqia, sërish e lakmuar nga investitorët e huaj - Miliarda dollarë “rrjedhin” në vend pas ndryshimit të politikës ekonomike
Turqia ka nisur një fushatë të madhe për të tërhequr investime të mëdha të huaja - dhe duket se këto përpjekje kanë filluar të rezultojnë të suksesshme pasi......

100 miliardë dollarë kosto e vjedhjeve në SHBA - Objektivi kryesor, dyqanet luksoze në qendrat tregtare
Sulmet masive nga hajdutët në dyqanet luksoze të qendrave tregtare shkaktojnë një kosto prej 100 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas......

Plani i Serbisë për furnizimin me gaz - Tubacion i ri me dy drejtime me Maqedoninë e Veriut
Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi ka nisur inspektimet në zonën ku do të ndërtohet gazsjellësi kryesor me dy drejtime që lidh......

Kosova “dorëzohet” ndaj eurove false - Monedhat dy euro, vështirë të dallohen
Në një nga kafenetë e Prishtinës, stafi ka hequr dorë nga kontrolli për të verifikuar nëse monedhat 2 euro që njerëzit përdorin për të paguar janë origjinale,......

Greqia konfirmon të ardhura rekord nga turizmi - Regjistrohen 20 miliardë euro dhe 35 milionë turistë të huaj në 7 muaj
Turizmi grek ka shënuar një rekord të ri të ardhurash deri më tani këtë vit, sipas shifrave zyrtare, ndërkohë që ka ende kërkesë të fortë për udhëtime drejt......