Ervin Mete takon Guvernatorin Sejko: Në fokus, bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe pritshmëritë për të ardhmen!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë të cilit u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike, bashkëpunimin mes dy institucioneve, si edhe pritshmëritë për të ardhmen.
Të dyja palët vlerësuan se ekonomia e vendit ka treguar qëndrueshmëri në përballjen me goditjet e njëpasnjëshme, që nga tërmeti, pandemia dhe kriza e energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe pavarësisht situatës jo të favorshme globale, ata vlerësuan se parashikimet e fundit vazhdojnë të mbeten pozitive për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme si dhe se sektori i shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit kanë luajtur rol kyç në rritjen ekonomike.
Ministri theksoi rëndësinë e përshpejtimit të investimeve publike për të stimuluar më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Tregu i punës vazhdon të mbetet i fortë, me papunësinë në nivele më të ulëta historike dhe punësimin e pjesëmarrjen në rritje. Politika fiskale mbetet e kujdesshme për uljen e rreziqeve të financimit dhe prioritizimin e shpenzimeve publike me impakt për vendin.
Palët diskutuan mbi pritshmëritë në lidhje me inflacionin dhe efektet e tij në ekonomi, si edhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë për kthimin e inflacionit në nivelet e synuara nga politika monetare.
Çështje të tjera diskutimi në takim ishin ecuria dhe masat për stabilizimin e kursit të këmbimit, nxitja e kreditimit, avancimi me sistemin e pagesave, etj.
Gjithashtu, Ministri dhe Guvernatori biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional edhe në kuadër të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), me synim dakordësimin e një plani të përbashkët veprimi. Me këtë rast u vlerësua qëndrueshmëria e sistemit financiar që ka përmirësuar ndjeshëm treguesit cilësorë dhe sasiorë.
E . S / SCAN
Sondazh

Huawei vë bast gjithçka në inteligjencën artificiale - FBI: Pajisjet celulare kineze mund të prishin komunikimin e arsenalit bërthamor të SHBA-së!
Huawei i është bashkuar listës së kompanive që duan të vënë bast gjithçka në inteligjencën artificiale. Për herë të parë në rreth 10 vjet, gjigandi kinez i......

Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri - Renditemi në vend të 31-të. Kryesojmë rajonin dhe disa prej vendeve më të zhvilluara në Europë
Shqipëria pozicionohet në vend të 31 mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga instituti......

Shqiptarët “prodhuan” më pak mbetje - Por, rreth 14% e plehrave nuk arrijnë në vendet e caktuara!
Qytetarët shqiptarë kanë “prodhuar” më pak mbetje, por një pjesë e mirë e tyre nuk arrijnë të shkojnë në vendet e caktuara, por sërish mbeten rrugëve apo në......

“Gjethja” fotovoltaike që ‘kopjon’ natyrën!
Ekziston një arsye pse gjethet kanë një formë dhe strukturë të caktuar në natyrë: janë evolucionare dhe funksionale. Kjo është ajo që menduan studiuesit në......

Singapori cilësohet si ekonomia me lirinë më të madhe në botë - Hong Kongu zbret nga 'froni' pas 53 vitesh!
Singapori ka rrëzuar Hong Kongun nga froni për t'u bërë ekonomia me lirinë më të madhe në botë, sipas një raporti të publikuar nga Instituti kanadez Fraser.......

Turqia, sërish e lakmuar nga investitorët e huaj - Miliarda dollarë “rrjedhin” në vend pas ndryshimit të politikës ekonomike
Turqia ka nisur një fushatë të madhe për të tërhequr investime të mëdha të huaja - dhe duket se këto përpjekje kanë filluar të rezultojnë të suksesshme pasi......

100 miliardë dollarë kosto e vjedhjeve në SHBA - Objektivi kryesor, dyqanet luksoze në qendrat tregtare
Sulmet masive nga hajdutët në dyqanet luksoze të qendrave tregtare shkaktojnë një kosto prej 100 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas......

Plani i Serbisë për furnizimin me gaz - Tubacion i ri me dy drejtime me Maqedoninë e Veriut
Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi ka nisur inspektimet në zonën ku do të ndërtohet gazsjellësi kryesor me dy drejtime që lidh......