Skema “nxjerr” paratë për indeksimin e pensioneve - Të ardhurat në 8-mujor rriten me 107 milionë euro

Elisabeta Dosku/ SCAN
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që derdhën nga të punësuarit, për llogari të buxhetit të shtetit, po mbulojnë fondin e nevojshëm për indeksimin e pensioneve i cili llogaritet në 4.1 miliardë lekë dhe do të shpërndahet nga 1 tetori dhe në vijim.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në periudhën janar-gusht 2024, llogariten në 105 miliardë lekë, një shifër kjo rekord e 10 viteve të fundit dhe me një kapërcim prej 10,7 miliardë lekësh në raport me 8 mujorin 2023 apo 11.3% më shumë.
Po ashtu edhe në raport me planin për këtë periudhë ka një rritje prej 1.1 miliardë lekësh.
Në muajin tetor pensionistët do të marrin më shumë para, pasi Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve me 4.1%. Nga ky vendim përfitojnë 791.257 përfitues të ndarë sipas disa kategorive, të moshuar, invalidë dhe familjarë si dhe ata që trajtohen nga programe të veçanta, ish ushtarakët, naftëtarët etj.
Po ashtu qeveria ka parashikuar se për shkak të perfomancës së mirë të të ardhurave, përveç bonusit të fundvitit prej 3.6 miliardë lekësh, të ketë dhe një bonus tjetër për këtë kategori.
Mirëadministrimi, politikat shtetërore dhe lufta ndaj informaliteti apo nëndeklarimit të pagave, duket se po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.
Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 11 mijë lekë në muaj. Të ardhurat në skemën e pensioneve në vitin 2023 në total arritën në 134 miliardë lekë.
Aktualisht, me konsulencën e Bankës Botërore, qeveria shqiptare po përgatit një reformë të re të mbrojtës sociale, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.
Sondazh

Pasuritë e paluajtshme "spostojnë" industrinë nxjerrëse - Në gjysmën e parë të vitit renditen të parat për investimet e huaja direkte
Xhorxhina Deda/SCAN Rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti......

Nga 72 mijë aplikime për kredi, 25% u refuzuan - Bankat, më tolerante ndaj bizneseve. “Shtrënguan dorën” për individët
Ledina Elezi/SCAN Në gjysmën e parë të vitit janë kryer 72,418 aplikime për kredi nga individët dhe bizneset, 25% e të cilave u refuzuan nga bankat.......

Ku janë parajsat kryesore tatimore të Europës dhe si po i joshin ato të pasurit?!
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Observatorit të Taksave të BE-së, normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat personale në BE kanë ndalur rënien që nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pas rënies së vazhdueshme gjatë këtyre dy ditëve duke u blerë sot me 88.5 lekë dhe duke u shitur me 89.5......

Si do të kontrollohen pagesat në sektorin e ndërtimit? - Qeveria/ Plan masash për eliminimin e skemave të mashtrimit me TVSH-në
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i ndërtimit është kthyer në gjeneruesin kryesor të ekonomisë për shkak të rritjes së sipërfaqeve ndërtimore dhe......

Meta prezanton syzet me “realitet të shtuar” - Përdoruesit ndërveprojnë me pajisjen “Orion” me anë të lëvizjeve të dorës
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta Platforms, tregoi prototipin e parë të syzeve me realitet të shtuar, të quajtura Orion, gjatë konferencës......

Britani, miniera e parë e litiumit hapet në 2025 - Synohet furnizimi i baterive për 500,000 automjete elektrike në vit
Kristi Ceta/SCAN Në fillim të vitit, një impiant demonstrativ në Britaninë e Madhe filloi operimin për përpunimin e litiumit, tetë vjet pas shpalljes......

Shkencëtarët belgë rrisin dardhat e së ardhmes - Si do të ndikojë ndryshimi i klimës në kultivimin e frutave në 2040?
Kristi Ceta/SCAN Në provincën belge të Limburgut, një nga pemishtet në zemrën e vendit ku rriten dardhat, dallohet një grup prej 12 kupolash......