Nga 72 mijë aplikime për kredi, 25% u refuzuan - Bankat, më tolerante ndaj bizneseve. “Shtrënguan dorën” për individët

Ledina Elezi/SCAN
Në gjysmën e parë të vitit janë kryer 72,418 aplikime për kredi nga individët dhe bizneset, 25% e të cilave u refuzuan nga bankat. Bankat kanë refuzuar më tepër kreditë e kërkuara nga individët, ndërsa si për bizneset e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ndërmarrjet e tjera, norma e refuzimit ka pësuar rënie.
Konkretisht, norma e refuzimit ka shënuar rritje duke rezultuar 2.7 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Bankat me kapital të huaj në Shqipëri kanë refuzuar më shumë kredi se ato me kapital vendas.
Vihet re se gjatë periudhës, dy grupet bankare kanë shfaqur qëndrime të kundërta ndaj kërkesave për kredi të “bizneseve të vogla e të mesme” dhe ndaj kategorisë së “individëve”, pasi bankat vendase kanë shfaqur prirje lehtësuese duke refuzuar përkatësisht vetëm 4% dhe 6% të tyre, ndërkohë që bankat e huaja kanë rritur normën e refuzimit përkatësisht në 7% dhe 34%. Në të njëjtën kohë, të dy grupet e bankave duket se kanë preferenca të ngjashme ndaj bizneseve të mëdha, duke refuzuar vetëm 3% të kërkesave të tyre.
Numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat u rrit me 11.4% krahasuar me një vit më parë. Bizneset e vogla dhe të mesme kanë pasur një rritje më të lartë të kërkesës për kredi sesa individët. Pavarësisht kësaj rritjeje, 10% e aplikimeve për kredi i përkasin ndërmarrjeve dhe 90% i përkasin individëve.
Rreth 5.7% ose 4,093 aplikime janë realizuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa 3.6% ose 2,596 aplikime nga ndërmarrje të tjera. Nga ana tjetër, individët dominojnë me 65,729 aplikime gjithsej.
Sondazh

Ku janë parajsat kryesore tatimore të Europës dhe si po i joshin ato të pasurit?!
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Observatorit të Taksave të BE-së, normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat personale në BE kanë ndalur rënien që nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pas rënies së vazhdueshme gjatë këtyre dy ditëve duke u blerë sot me 88.5 lekë dhe duke u shitur me 89.5......

Si do të kontrollohen pagesat në sektorin e ndërtimit? - Qeveria/ Plan masash për eliminimin e skemave të mashtrimit me TVSH-në
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i ndërtimit është kthyer në gjeneruesin kryesor të ekonomisë për shkak të rritjes së sipërfaqeve ndërtimore dhe......

Meta prezanton syzet me “realitet të shtuar” - Përdoruesit ndërveprojnë me pajisjen “Orion” me anë të lëvizjeve të dorës
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta Platforms, tregoi prototipin e parë të syzeve me realitet të shtuar, të quajtura Orion, gjatë konferencës......

Britani, miniera e parë e litiumit hapet në 2025 - Synohet furnizimi i baterive për 500,000 automjete elektrike në vit
Kristi Ceta/SCAN Në fillim të vitit, një impiant demonstrativ në Britaninë e Madhe filloi operimin për përpunimin e litiumit, tetë vjet pas shpalljes......

Shkencëtarët belgë rrisin dardhat e së ardhmes - Si do të ndikojë ndryshimi i klimës në kultivimin e frutave në 2040?
Kristi Ceta/SCAN Në provincën belge të Limburgut, një nga pemishtet në zemrën e vendit ku rriten dardhat, dallohet një grup prej 12 kupolash......

Mira Murati largohet nga OpenAI - Kreu i teknologjisë njoftoi vendimin pas 6 vitesh në kompani
Kristi Ceta/SCAN Tre drejtuesit kryesorë teknikë në OpenAI, të mbështetur nga Microsoft, dhanë dorëheqjen, në një varg largimesh ekzekutive këtë vit......

Tren i ri me shpejtësi të lartë Paris-Berlin - Shërbimi nis në dhjetor dhe udhëtimi zgjat rreth tetë orë
Kristi Ceta/SCAN Një tren i ri me shpejtësi të lartë që lidh Parisin dhe Berlinin do të nisë operimin në dhjetor. Shërbimi i ditës do të plotësojë një......