Pasuritë e paluajtshme "spostojnë" industrinë nxjerrëse - Në gjysmën e parë të vitit renditen të parat për investimet e huaja direkte

Xhorxhina Deda/SCAN
Rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe të viteve të mëparshme, duket se ka marrë shtysë kryesisht nga tendenca për investime drejt pasurive të paluajtshme dhe aktiviteteve financiare dhe të sigurimit.
Sipas të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”, në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën në 97.2 milionë euro, ose 19 milionë euro më shumë se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja në energji elektrike u regjistruan në 53.6 milionë euro, e cila është dhe vlera e dytë më e lartë nëse i referohemi vetëm tremujorit të dytë të vtit aktual.
Nëse marrim në analizë gjysmën e parë të vitit 2024, shohim se investimet e huaja direkte janë fokusuar kryesisht në pasuri të paluajtshme me një vlerë prej 181 milionë euro, nga 127 milionë euro që regjistroheshin në të njejtën periudhë të vitit 2023, duke u rritur kështu me rreth 43%. Aktivitetet financiare ndjekin në rradhë me një vlerë prej 126 milionë eurosh, nga 117 milionë që ishin një vit më parë.
Ndërkohë, referuar po gjysmës së parë të këtij viti, sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja direkte është industria nxjerrëse me rreth 100 milionë euro, pasuar nga industria përpunuese me 89 milionë euro. Edhe pse industria nxjerrëse regjistron vlerën e tretë më të lartë, theksojmë se paraqitet me rënie krahasuar me një vit më parë kur kryesonte IHD-të.
Nga ana tjetër, edhe pse sektori i energjitikës ishte në vend të dytë referuar tre muajve të dytë të vitit, në harkun e gjashtë muajve ka kaluar në vend të pestë për nga vlera e investimeve me rreth 72 milionë euro.
Në fund të renditjes së sektorëve kryesorë të ekonomisë sa i përket investimeve të huaja direkte gjejmë bujqësinë, aktivitete të tjera shërbimi dhe arsimin.
Sondazh

Nga 72 mijë aplikime për kredi, 25% u refuzuan - Bankat, më tolerante ndaj bizneseve. “Shtrënguan dorën” për individët
Ledina Elezi/SCAN Në gjysmën e parë të vitit janë kryer 72,418 aplikime për kredi nga individët dhe bizneset, 25% e të cilave u refuzuan nga bankat.......

Ku janë parajsat kryesore tatimore të Europës dhe si po i joshin ato të pasurit?!
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Observatorit të Taksave të BE-së, normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat personale në BE kanë ndalur rënien që nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pas rënies së vazhdueshme gjatë këtyre dy ditëve duke u blerë sot me 88.5 lekë dhe duke u shitur me 89.5......

Si do të kontrollohen pagesat në sektorin e ndërtimit? - Qeveria/ Plan masash për eliminimin e skemave të mashtrimit me TVSH-në
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i ndërtimit është kthyer në gjeneruesin kryesor të ekonomisë për shkak të rritjes së sipërfaqeve ndërtimore dhe......

Meta prezanton syzet me “realitet të shtuar” - Përdoruesit ndërveprojnë me pajisjen “Orion” me anë të lëvizjeve të dorës
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta Platforms, tregoi prototipin e parë të syzeve me realitet të shtuar, të quajtura Orion, gjatë konferencës......

Britani, miniera e parë e litiumit hapet në 2025 - Synohet furnizimi i baterive për 500,000 automjete elektrike në vit
Kristi Ceta/SCAN Në fillim të vitit, një impiant demonstrativ në Britaninë e Madhe filloi operimin për përpunimin e litiumit, tetë vjet pas shpalljes......

Shkencëtarët belgë rrisin dardhat e së ardhmes - Si do të ndikojë ndryshimi i klimës në kultivimin e frutave në 2040?
Kristi Ceta/SCAN Në provincën belge të Limburgut, një nga pemishtet në zemrën e vendit ku rriten dardhat, dallohet një grup prej 12 kupolash......

Mira Murati largohet nga OpenAI - Kreu i teknologjisë njoftoi vendimin pas 6 vitesh në kompani
Kristi Ceta/SCAN Tre drejtuesit kryesorë teknikë në OpenAI, të mbështetur nga Microsoft, dhanë dorëheqjen, në një varg largimesh ekzekutive këtë vit......