Si ia treguan tregjet “derën” Liz Truss - Fundi i saj u “vulos” tre javë më parë kur tregjet “rrëzuan” planin e ri fiskal

Dënimi i menjëhershëm i tregjeve për politikën pa taksa të Liz Truss shkatërroi imazhin e saj, minoi besueshmërinë e Britanisë në sytë e investitorëve, rriti normat e hipotekave, dërgoi monedhën kombëtare në rënie dhe detyroi Bankën e Anglisë të ndërhynte për të mbështetur bonot britanike.
Reagimi i tregjeve ishte një faktor shumë më i rëndësishëm në dorëheqjen e Truss sesa dorëheqjet e bujshme të anëtarëve të kabinetit dhe shqetësimet e mazhorancës parlamentare. Për këtë arsye, liderët në mbarë botën po fokusohen te Britania, të shqetësuar për stabilitetin e ekonomisë së saj. Normat e interesit, kostot e energjisë dhe inflacioni po rriten në mbarë botën. Gjëja e fundit që dikush do të dëshironte do të ishte një përhapje e sëmundjes politike britanike në ekonomitë e tjera perëndimore.
Ekonomistët argumentojnë se pretendimi i Truss se tregjet po ndjekin një prirje globale dhe nuk janë prekur nga ulja e taksave është i saktë. Bankat qendrore në mbarë botën po rrisin normat e interesit për të luftuar inflacionin. Truss, megjithatë, tradicionalisht kultivoi një imazh të një misionari të parimeve të tregut të lirë, besnik ndaj diktateve të Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan. Uljet e taksave e kanë bërë atë unike në mesin e udhëheqësve të ekonomive të mëdha në luftën kundër inflacionit dhe ajo nuk ka kërkuar kurrë falje për politikat e saj.
"Ndryshimi nuk është për të gjithë," tha Truss në konferencën e Partisë Konservatore rreth një javë më parë. E meta e saj fatale, thonë ekspertët, ishte besimi i palëkundur se Britania mund të ndryshojë rregullat e tregjeve duke propozuar shkurtime të mëdha taksash pa shkurtime përkatëse në shpenzimet qeveritare.
Analistët shprehen të revoltuar për “vandalizmin institucional" nga Truss, e cila bashkë me ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng, shpallën lehtësi të mëdha tatimore, pa dijeninë e organit përkatës qeveritar, Zyrës së Buxhetit.
Kwarteng, një i diplomuar në Universitetin e Kembrixhit me doktoraturë në historinë e krizave financiare, fillimisht hodhi poshtë reagimin e tregut si një fenomen kalimtar. "Manifesti" politik, të cilin ai e shkroi me Truss, vlerëson tregun e lirë dhe përfshin britanikët "ndër banorët më dembelë të planetit".
Kur, dhe nëse, Britania do të rikuperohet plotësisht nga periudha aktuale e trazirave politike dhe ekonomike mbetet e panjohur. Pothuajse të gjitha shkurtimet e planifikuara të taksave të qeverisë janë pezulluar dhe kryeministri, Rishi Sunak, nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të zbatojë një politikë të shtrënguar fiskale dhe të shkurtojë shpenzimet. Disa kanë frikë nga një rikthim në periudhën e zymtë të masave shtrënguese të viteve të kryeministrit Cameron, pas krizës së vitit 2008.
“Ish-kancelari i Thesarit dhe tashmë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak mund të stabilizojë situatën dhe të qetësojë tregjet. Por, do të ishte shumë e vështirë për të që të jepte zgjidhje afatgjata, duke pasur parasysh situatën brenda konservatorëve”, thonë analistët.
Dëmi afatgjatë i reputacionit dikur të shkëlqyer të Britanisë në tregje është i dukshëm, duke dëgjuar ekonomistë të shquar të flasin për ekonominë britanike në të njëjtën mënyrë si Greqia dhe Italia.
SCAN
Sondazh

Mercedes-Benz largohet nga Rusia - Aksionet do i shiten investitorëve vendas
Mercedes-Benz konfirmoi se do të tërhiqet nga tregu rus dhe do t'i shesë aksionet në filialet e tij të shërbimeve industriale dhe financiare një investitori......

Qeveria Meloni votëbesohet në parlament - “Synojmë t'i japim vendit një të ardhme me më shumë liri, drejtësi, mirëqenie e siguri"
Në orët e para të së mërkurës qeveria e re e Italisë e kryesuar nga Giorgia Meloni ka marrë votëbesimin e 235 parlamentarëve në Dhomën e Deputetëve. Pa fshehur......

Berlini firmos marrëveshjen me Pekinin - 24.9% e portit të Hamburgut i jepet kinezes “Cosco”
Qeveria gjermane e Olaf Scholz ka firmosur marrëveshjen për hyrjen e sipërmarrjes shtetërore kineze Cosco në portin e Hamburgut. Cosco ka blerë 24.9% të......

Shtatori rrit kreditimin në Eurozonë - Por, BQE paralajmëron për një tremujor të katërt më të “ngurtë”
Huadhënia e bankave për kompanitë e eurozonës u përshpejtua më tej në shtator, duke zgjeruar kreditimin më të madh të sektorit në më shumë se një dekadë,......

Sunak, konfirmon Hunt në krye të financave - Kryeministri i ri britanik “rrethon” veten me njerëz besnikë
Kryeministri i Britanisë së Madhe emëroi ministrat e kabinetit të tij qeveritar pasi zëvendësoi Liz Truss në këtë post. Me emërimet e reja, Rishi Sunak ka......

Dollari, në nivelin më të ulët në 3 javë - Paundi dhe euro zgjerojnë fitimet, në fokus takimi i BQE të enjten
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave të tjera për ngadalësimin e ekonomisë......

Më shumë shqiptarë po përjetojnë stres në punë - Sipas Gallup, jemi të parët në Ballkan. Rritje me 14% në muajin tetor
Niveli i stresit në punë në vendin tonë është rritur më tej teksa shqiptarët kanë pohuar se ky element i shoqëron cdo ditë. Sipas raportit të Indeksit të......

Zbulohet mashtrimi me bursat online - Operacion i përbashkët Itali-Shqipëri. Qindra italianë të mashtruar humbën mbi 3 milion euro
Qindra qytetarë italianë janë mashtruar nga një organizatë kriminale, e cila vepronte në Shqipëri dhe premtonte fitime të lehta përmes tregtimit online në......