Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2023, 10:05

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – Dollari amerikan rikuperon ndjeshëm pikë!

Nga SCAN TV
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? –

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera pozitive pasi ka regjistruar një rritje të konsiderueshme nga dita e djeshme teksa blihet sot me 108.1 lekë dhe shitet me 109 lekë.

Monedha europiane sakaq është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 115.8 lekë duke shënuar rënie të ndjeshme të kuotës në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane blihet sot me 115.9 lekë dhe shitet me 116.8 lekë duke pasur edhe ajo një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e enjte referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq ka pësuar edhe ai një zbritje të ndjeshme të kuotës në raport me ditën e djeshme pasi blihet mëngjesin e kësaj të premte me 128.7 lekë dhe shitet me 130.5 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat