Sezoni 2023, kompani të huaja do certifikojnë barkat shqiptare - Klasifikim për kushtet e sigurisë të çdo mjeti lundrues me kapacitet deri 12 persona

Qeveria ka vendosur t’ua besojë kompanive të huaja klasifikimin dhe certifikimin e sigurisë së mjeteve lundruese për përdorim turistik në prag të këtij sezoni. Përmes një Udhëzimi të miratuar më 10 shkurt, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar afatet e vlefshmërisë së certifikatës së sigurisë për mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit, si dhe kriteret dhe standardet që duhet të plotësohen nga shoqëritë e huaja klasifikuese me qëllim njohjen e tyre nga Administrata Detare Shqiptare.
Klasifikimi dhe certifikatat e sigurisë do zbatohen për të gjitha mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit, me kapacitet deri në 12 pasagjerë, që mbajnë flamurin shqiptar ose përdorin hapësirën detare shqiptare dhe ujërat e brendshme tokësore.
Tagrin për lëshimin e certifikatave të sigurisë do ta ketë një shoqëri shqiptare, e njohur nga administrata jonë detare. Certifikatat do të jenë me afat 1 vjeccar, dhe do të lëshohen pas kryerjes së kontrollit teknik.
“Për mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit, certifikata e sigurisë do të lëshohet nga shoqëria klasifikuese e njohur nga administrata detare shqiptare ose do të konvertohet ajo e lëshuar nga shoqëritë e huaja të njohura prej saj, mbas kryerjes së kontrollit teknik të mjetit sipas pikës 2 të këtij neni, përcakton Udhëzimi i Këshillit të Ministrave.
Shoqëritë e huaja duhet të jenë të njohura nga administratat detare të vendit të origjinës, por edhe të ketë seli në Shqipëri. Ato duhet të vërtetojnë se kanë funksionuar si kompani klasifikuese për të paktën 10 vite.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Shkelje në koncesionin e kaskadës së Devollit - KLSH: Miliona euro dëm ekonomik e të ardhura të munguara. Pak energji e përfituar nga shteti
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstauar efekte negative financiare në koncesionin e Kaskadës së Devollit, duke nisur nga të ardhurat e munguar e deri te dëmi......

Dimri brutal që nuk erdhi kurrë: Europa grumbulloi më shumë gaz natyror se sa i nevojitej dhe tashmë po haset me një problem serioz!
Europa pati fat - ajo arriti të shmangë një krizë energjetike, e gjitha kjo falë një dimri të ngrohtë. Por ka një problem tjetër. Vendet në rajon grumbulluan......

IEA: Sanksionet ndaj naftës ruse po japin ‘efektin e synuar’!
Ndalimet dhe kufizimet e çmimeve që synojnë naftën ruse kanë "efektin e synuar" pavarësisht prodhimit dhe eksporteve çuditërisht elastike në muajt e fundit,......

Bitcoin dhe tregu i kriptove forcohen ndjeshëm pavarësisht goditjes së Shteteve të Bashkuara!
Tregjet e kriptove u forcuan disi të enjten, duke ‘injoruar’ qëndrimin e ashpër rregullator nga qeveria e SHBA. Bitcoin u rrit 11% në 24,655.94 dollarë rreth......

Europa konsideron një monedhë dixhitale ndërsa përpiqet të kundërshtojë dominimin teknologjik të SHBA-së dhe Kinës!
Banka Qendrore Europiane po punon për një monedhë dixhitale ndërsa rajoni kërkon të mbrohet nga tensionet me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Banka qendrore......

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë!
Kryeministri vendit Edi Rama, mbrëmë gjatë një lidhje telefonike me emisionin e madh sensibilizues, në rrjetin e unifikuar të të gjitha televizioneve turke......

Rritet kërkesa globale për bateri litiumi - Parashikohet 5-fishim i saj deri në vitin 2030
Kërkesa globale për bateri litium pritet të pesëfishohet deri në vitin 2030, sipas aleancës publike-private Li-Bridge, pasi më shumë njerëz zgjedhin automjetet......

Inflacioni në Europë mund të ulet më shpejt - Muajt e fundit u regjistruan zhvillime pozitive pavarësisht presioneve
Inflacioni në eurozonë mund të ulet më shpejt se sa mendohej më parë, duke pasur parasysh një sërë zhvillimesh pozitive në muajt e fundit. Por rritjet e......