Shkelje në koncesionin e kaskadës së Devollit - KLSH: Miliona euro dëm ekonomik e të ardhura të munguara. Pak energji e përfituar nga shteti

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstauar efekte negative financiare në koncesionin e Kaskadës së Devollit, duke nisur nga të ardhurat e munguar e deri te dëmi ekonomik. Përmes një auditimi mbi përputhshëmrinë e projektit, KLSH ka konstatuar efekte negative në administrimin e fondeve për ndërtimin e strukturës zëvendësuese në Banjë dhe Moglicë si dhe menaxhim pa ekonomi, eficiencë dhe efektivitet të tyre në vlerën 5,528,607 euro.
Po ashtu, janë konstatuar të ardhura të munguara në procedurën e kontraktimit me konciesionarin në vlerën 5,119,000 euro, si dhe dëme ekonomike në vlerën 1,016,272 euro në rimbursimin e shpenzimeve jo të justifikuara.
Nga ana tjetër është konstatuar mangësi në drejtim të plotësimit të kritereve dhe specifikimeve gjatë procedurave të zgjedhjes së operatorit fitues në kontratën përfundimtare. Paralelisht, KLSH konstaton se kontributi që kjo vepër energjetike jep për sigurinë energjetike të vendit është tejet e vogël. “Në kontratë është përcaktuar se koncesionari mund ta shesë energjinë elektrike në eksport pa asnjë kufizim.
Ky përcaktim ka devijuar objektivin kryesor që ishte rritja e kapaciteteve energjetike në vend, sepse koncesionari pasi ka filluar prodhimin e energjisë ka vënë në dispozicion sasi të vogla energjie brenda vendit”, - thekson ndër të tjera KLSH, teksa shton se vende si Norvegjia detyrojnë koncesionarët të lëvrojnë 10% të energjisë së prodhuar tek autoritetet lokale ku ndodhet baseni ujor, me kosto të ulët ose me kosto prodhimi. KLSH shpreh rezerva edhe në drejtim të dokumentacionit që duhej të vendosej në dispozicin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga kompania koncesionare “Devoll Hydropower”.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Dimri brutal që nuk erdhi kurrë: Europa grumbulloi më shumë gaz natyror se sa i nevojitej dhe tashmë po haset me një problem serioz!
Europa pati fat - ajo arriti të shmangë një krizë energjetike, e gjitha kjo falë një dimri të ngrohtë. Por ka një problem tjetër. Vendet në rajon grumbulluan......

IEA: Sanksionet ndaj naftës ruse po japin ‘efektin e synuar’!
Ndalimet dhe kufizimet e çmimeve që synojnë naftën ruse kanë "efektin e synuar" pavarësisht prodhimit dhe eksporteve çuditërisht elastike në muajt e fundit,......

Bitcoin dhe tregu i kriptove forcohen ndjeshëm pavarësisht goditjes së Shteteve të Bashkuara!
Tregjet e kriptove u forcuan disi të enjten, duke ‘injoruar’ qëndrimin e ashpër rregullator nga qeveria e SHBA. Bitcoin u rrit 11% në 24,655.94 dollarë rreth......

Europa konsideron një monedhë dixhitale ndërsa përpiqet të kundërshtojë dominimin teknologjik të SHBA-së dhe Kinës!
Banka Qendrore Europiane po punon për një monedhë dixhitale ndërsa rajoni kërkon të mbrohet nga tensionet me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Banka qendrore......

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë!
Kryeministri vendit Edi Rama, mbrëmë gjatë një lidhje telefonike me emisionin e madh sensibilizues, në rrjetin e unifikuar të të gjitha televizioneve turke......

Rritet kërkesa globale për bateri litiumi - Parashikohet 5-fishim i saj deri në vitin 2030
Kërkesa globale për bateri litium pritet të pesëfishohet deri në vitin 2030, sipas aleancës publike-private Li-Bridge, pasi më shumë njerëz zgjedhin automjetet......

Inflacioni në Europë mund të ulet më shpejt - Muajt e fundit u regjistruan zhvillime pozitive pavarësisht presioneve
Inflacioni në eurozonë mund të ulet më shpejt se sa mendohej më parë, duke pasur parasysh një sërë zhvillimesh pozitive në muajt e fundit. Por rritjet e......

India propozon uljen e borxheve për vendet e G20 - Në ndihmë të vendeve anëtare të goditura nga pandemia dhe lufta
India po harton një propozim për anëtarët e G20-ës për të ndihmuar vendet debitore të goditura keq nga pasojat ekonomike të pandemisë së Covid 19 dhe luftës në......