India propozon uljen e borxheve për vendet e G20 - Në ndihmë të vendeve anëtare të goditura nga pandemia dhe lufta

India po harton një propozim për anëtarët e G20-ës për të ndihmuar vendet debitore të goditura keq nga pasojat ekonomike të pandemisë së Covid 19 dhe luftës në Ukrainë. Kjo duke iu kërkuar huadhënësve, përfshirë Kinën, kreditorin më të madh sovran në botë, një ulje të konsiderueshme të borxhit.
Dy burime të qeverisë indiane konfirmuan propozimin, ndërsa ministrat e financave dhe shefat e bankave qendrore nga Grupi i 20 vendeve anëtare përgatiteshin të takoheshin në Bengaluru javën e ardhshme. Mbledhja do të jetë ngjarja e parë e madhe e presidencës njëvjeçare të Indisë të G20-ës, një bllok i përbërë nga ekonomitë më të mëdha në botë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se do të zhvillojë një takim virtual me Bankën Botërore, Indinë, Kinën, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokracitë e tjera të pasura të G7 - ës këtë të premte. Objektivi është arritja e mirëkuptimit mbi standardet e përbashkëta, parimet dhe përkufizimet për mënyrën e ristrukturimit të borxheve të vendeve në situatë të vështirë.
Kina dhe vendet e tjera të G20 - ës ishin të vetëdijshëm se India po punonte për një propozim të tillë, sipas Reuters. Zyrtarët e Thesarit të SHBA janë shprehur më parë kundër kërkesës së Kinës që bankat shumëpalëshe të zhvillimit të vendosin për shkurtime të principalit të borxhit në çdo ristrukturim.
Dy nga vendet fqinje të Indisë, Pakistani dhe Sri Lanka, janë në krizë ekonomike dhe kërkojnë urgjentisht ndihmë ndërkombëtare para se të mbeten pa valutë për të paguar importet jetike. India dhe Klubi i kreditorëve të Parisit kohët e fundit i thanë FMN-së se mbështesin planin e ristrukturimit të borxhit të Sri Lankës pasi vendi i falimentuar kërkonte një hua prej 2.9 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara thanë në fillim të këtij muaji se ishin të gatshme të bënin gjithashtu pjesën e tyre, por fillimisht duheshin garanci të besueshme dhe specifike se Kina do të përmbushë standardin e FMN-së për lehtësimin e borxhit.
Banka e Eksport - Importit të Kinës i ka ofruar Sri Lankës një moratorium dy-vjeçar mbi borxhin e saj dhe tha se do të mbështesë përpjekjet e vendit për të siguruar një program të FMN-së, që një burim i qeverisë Sri Lanka tha se nuk ishte i mjaftueshëm.
FMN, Banka Botërore dhe Shtetet e Bashkuara ushtrojnë presion që i ashtuquajturi Kuadri i Përbashkët - një iniciativë e G20 - ës që u lançua në vitin 2020 për të ndihmuar vendet e varfra të vonojnë shlyerjen e borxhit - të zgjerohet për të përfshirë vendet me të ardhura të mesme, por Kina ka refuzuar deri tani.
Në dhjetor, presidenti i Bankës Botërore David Malpass tha se vendet më të varfra në botë u detyrohen 62 miliardë dollarë shpenzime në formën e shërbimit të borxhit vjetor kreditorëve dypalësh, një rritje prej 35% nga viti në vit, duke shkaktuar rrezik më të lartë të mospagimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Do të rrisim sërish normat e interesit” - Kreu i BQE, Lagarde: Pas muajit mars do të rivlerësohet politika monetare
Banka Qendrore Europiane do të rrisë me 50 pikë të tjera bazë normat e interesit në takimin e rradhës në muajin mars. Më pas do të vlerësohet hapi i rradhës......

Tesla e detyruar të ndryshojë rregullat - Administrata e Biden, presion për më shumë pika karikimi
Administrata Biden publikoi rregullat përfundimtare të shumëpritura për rrjetin kombëtar të karikuesve të automjeteve elektrike, duke kërkuar që karikuesit të......

Jep dorëheqjen presidenti i Bankës Botërore - David Malpass largohet nga posti para përfundimit të mandatit
I akuzuar si një mohues i ndryshimeve klimatike, pasi refuzoi që të pranonte provat shkencore për sa i përket rolit të aktivitetit të njeriut në ngrohjen......

Robotaxi: Kjo makinë pa shofer tashmë funksionon në disa qytete
I ashtuquajturi robotaxi është një mjet i aftë për të transportuar njerëz në mënyrë autonome, pa pasur nevojë për shofer. A do të guxonit të hyni në një nga......

BE hedh 37 milionë mbetje plastike në vit në këtë shtet! - Cili vend është shkelësi më i keq?
Vendet e BE-së po hedhin 37 milionë artikuj "mbetje veshje plastike" në Kenia çdo vit, ka zbuluar një hetim i ri. Këto mbetje të modës janë shumë të ndotura......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Nafta ngjitet sërish pranë 86 USD - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon rritje të kërkesës
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një rritje të ndjeshme të kërkesës gjatë këtij viti, duke......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.07 dollarëve - Monedha e gjelbër mbështetet nga të dhënat mbi shitjet me pakicë në SHBA
Dollari amerikan është dobësuar lehtë gjatë sesionit të sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se shitjet me pakicë në SHBA rezultuan më......