Europa Postuar më 16 Shkurt 2023, 11:24

“Do të rrisim sërish normat e interesit” - Kreu i BQE, Lagarde: Pas muajit mars do të rivlerësohet politika monetare

Nga SCAN TV
“Do të rrisim sërish normat e interesit” - Kreu i BQE,

Banka Qendrore Europiane do të rrisë me 50 pikë të tjera bazë normat e interesit në takimin e rradhës në muajin mars. Më pas do të vlerësohet hapi i rradhës për politikën monetare. Deklarata është bërë nga Chirstine Lagarde para parlamentit të Bashkimit Europian. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane u shpreh se rreziqet për perspektivën e rritjes, aktualisht jaë më të ekuilibruara në krahasim me muajin dhjetor. Rritja e fundit e normave të interesit, gjithmonë me gjysëm pike, u bë në fillim të muajit shkurt.

Lagarde theksoi se po punohet që inflacioni të rikthehet në nivelin e synuar prej 2% dhe se do të merren të gjitha masat e duhura për të arritur objektivin.

Sipas të dhënave paraprake të Eurostat, në muajin janar inflacioni mesatar në zonën euro ka regjistruar një ndryshim duke ndaluar në 8.5%, por sipas Lagarde ka mundësi që niveli përfundimtar të jetë pak më i lartë, pasi të merren parasysh dhe të dhënat mbi Gjermaninë.

Frenimi i përgjithshëm ka të bëjë kryesisht me rënien e cmimeve të energjisë. Por në tërësi presionet mbi cmimet mbeten të forta, shtoi presidentja e BQE-së. Sipas saj inflacioni bazë mbetet i lartë. Por gjithësesi bilanci i rreziqeve, si për rritjen ekonomike njësoj dhe për inflacionin, janë më të ekuilibruar aktualisht. Kjo sidomos nëse flitet në terma afatshkurtër.

Dorina Kurtaj / SCAN

Shqipëria 16 Shkurt

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...