Jep dorëheqjen presidenti i Bankës Botërore - David Malpass largohet nga posti para përfundimit të mandatit

I akuzuar si një mohues i ndryshimeve klimatike, pasi refuzoi që të pranonte provat shkencore për sa i përket rolit të aktivitetit të njeriut në ngrohjen globale, presidenti i Bankës Botërore, David Malpass ka dhënë dorëheqjen. Ai do të largohet nga posti në 30 qershor më pak se një vit nga përfundimi i mandatit të tij.
Ish-zyrtar i lartë i thesarit amerikan të shtetit, Malpass u emërua në 2019-ën nga presidenti i atëherëshëm amerikan, Donald Trump, i cili ka kundërshtuar gjithnjë politikat e gjelbëra, duke tërhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Parisit e 2015-ës. Një vendim që më pas u rrëzua nga kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.
Në një deklaratë për media Malpass sqaroi se ka vendosur të përballet me sfida të tjera pas një reflektimi të gjatë. Me daljen e tij nga skena, Shtëpia e Bardhë do të ketë mundësinë të vendosë në krye të Bankës Botërore dikë që mund të çojë përpara reformën e institucionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aksioneri kryesor dhe jo të vetmit që kërkojnë me ngulm një reformë, e mbështetur dhe nga Gjermania. I kthyer në një ritual tashmë, Uashingtoni zgjedh kreun e Bankës Botërore, ndërsa liderët europianë zgjedhin numrin një të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në shtator të vitit të kaluar, në prag të një konference të Kombeve të Bashkuara, Malpass u vendos në qendër të kritikave të Shtëpisë së Bardhë pasi refuzoi të thoshte nëse ishte dakord me provat shkecore për ndryshimet klimatike. Më pas ai kërkoi falje dhe u përpoq të shprehej në mbështetje të tyre, duke pohuar se në atë moment nuk u ndje i përgatitur. Por ai theksoi se e pranonte peshën e impaktit njerëzor tek ndryshimet klimatike. Më pas ai propozoi zgjerimin e misionit të Bankës Botërore, për të përfshirë në mënyrë shumë të qartë ndryshimet klimatike.
Në vitin 2022, Banka Botërore financoi projekte në të gjithë botën për një shumë prej 104 miliardë dollarësh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Robotaxi: Kjo makinë pa shofer tashmë funksionon në disa qytete
I ashtuquajturi robotaxi është një mjet i aftë për të transportuar njerëz në mënyrë autonome, pa pasur nevojë për shofer. A do të guxonit të hyni në një nga......

BE hedh 37 milionë mbetje plastike në vit në këtë shtet! - Cili vend është shkelësi më i keq?
Vendet e BE-së po hedhin 37 milionë artikuj "mbetje veshje plastike" në Kenia çdo vit, ka zbuluar një hetim i ri. Këto mbetje të modës janë shumë të ndotura......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Nafta ngjitet sërish pranë 86 USD - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon rritje të kërkesës
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një rritje të ndjeshme të kërkesës gjatë këtij viti, duke......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.07 dollarëve - Monedha e gjelbër mbështetet nga të dhënat mbi shitjet me pakicë në SHBA
Dollari amerikan është dobësuar lehtë gjatë sesionit të sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se shitjet me pakicë në SHBA rezultuan më......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Indeksi FTSE 100 i Londrës prek nivelin më të lartë në histori
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë indeksi FTSE 100 i Londrës preku nivelin më të lartë në histori. Indeksi......

Bordi i Transparencës - Rritet çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Parashikohen 16 mijë aplikime për punë nga të huajt - Tola: Bashkëpunimi me vendet e varfëra dëmton ekonominë vendase
Kërkesa e subjekteve për punonjës sa vjen e rritet, por interes i lartë po tregohet dhe nga punëtorët e huaj për të punuar në bizneset shqiptare. Shifrat......