Nafta ngjitet sërish pranë 86 USD - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon rritje të kërkesës

Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një rritje të ndjeshme të kërkesës gjatë këtij viti, duke zbehur edhe të dhënat për rritjen e rezervave të naftës në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi.
Referuar të dhënave zyrtare nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës në SHBA u rritën me 16.3 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 471.4 milionë fuçive, nivelin më i lartë që nga qershori i vitit 2021. Por, çmimet u mbështetën nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e cila parashikon se kërkesa për naftë, gjatë këtij viti do të rriten me 2 milionë fuçi naftë në ditë, gjatë 2023, në rritje me 100 mijë fuçi krahasuar me vlerësimin e muajit të kaluar.
Në këtë mënyrë, kërkesa globale për naftë do të arrijë në 101.9 milionë fuçi në ditë. Sipas agjencisë, Kina do të përfaqësojë rreth gjysmën e rritjes së kërkesës, për shkak të lehtësimit të masave kundër Covid-19.
SCAN
Sondazh

Euro, e qëndrueshme pranë 1.07 dollarëve - Monedha e gjelbër mbështetet nga të dhënat mbi shitjet me pakicë në SHBA
Dollari amerikan është dobësuar lehtë gjatë sesionit të sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se shitjet me pakicë në SHBA rezultuan më......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Indeksi FTSE 100 i Londrës prek nivelin më të lartë në histori
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë indeksi FTSE 100 i Londrës preku nivelin më të lartë në histori. Indeksi......

Bordi i Transparencës - Rritet çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Parashikohen 16 mijë aplikime për punë nga të huajt - Tola: Bashkëpunimi me vendet e varfëra dëmton ekonominë vendase
Kërkesa e subjekteve për punonjës sa vjen e rritet, por interes i lartë po tregohet dhe nga punëtorët e huaj për të punuar në bizneset shqiptare. Shifrat......

Fond i përbashkët për ngrohjen e shkollave? - Bashkitë nuk u japin zgjidhje. DPAP: Problem kaldajat e vjetra dhe mungesa e sobave
Nga viti në vit ngrohja në shkolla mbetet një problem i pazgjidhur ku nxënësit detyrohen që të zhvillojnë mësimin në temperatura të ulëta në kushte jo të......

Energjia, KLSH: Kaskada e Drinit u keqmenaxhua - Auditimi/ Në 1 vit e gjysmë u shpenzuan rreth 660 mln euro për importet
Rënia e nivelit të liqeint të Fierzës në tetor të vitit 2021 erdhi si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së......

Censi i popullsisë dhe banesave nis më 18 shtator - Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli: Procesi kushton 16 milion euro, 8 mijë të punësuar
Regjistrimi i popullsisë dhe banesave do të nisë më 18 shtator 2023. Këtë e bën të ditur drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli e ftuar në emisionin Scan Update duke......

Pasi pushoi nga puna rreth 4 mijë punonjës Ford investon 3.5 miliardë dollarë në fabrikën e parë të baterive LFP!
Ford po ndërmerr një rrugë të dytë në kiminë e baterive për automjetet elektrike. Do të jetë prodhuesi i parë i makinave që do të prodhojë bateri......