Europa Postuar më 16 Shkurt 2023, 11:27

Inflacioni në Europë mund të ulet më shpejt - Muajt e fundit u regjistruan zhvillime pozitive pavarësisht presioneve

Nga SCAN TV
Inflacioni në Europë mund të ulet më shpejt - Muajt e fundit

Inflacioni në eurozonë mund të ulet më shpejt se sa mendohej më parë, duke pasur parasysh një sërë zhvillimesh pozitive në muajt e fundit. Por rritjet e çmimeve dhe një treg i shtrënguar i punës mund të ushtrojnë ende presion rritës mbi çmimet bazë në terma afatshkurtër, sipas Bankës Qendrore Europiane.

Një nga politikbërësit e Bankës Qendrore Europiane, Pablo Hernandez de Cos, u shpreh se të dhënat e fundit mbi inflacionin e eurozonës dhe disa nga përcaktuesit kryesorë të tij janë disi inkurajuese, por situata e përgjithshme kërkon ende kujdes.

Duke i rritur normat me 3 pikë përqindjeje që nga korriku, politikëbërësit kanë filluar të mendojnë se kur dhe ku do të përfundojë cikli më i shpejtë i shtrëngimit në historinë e BQE-së, veçanërisht pasi inflacioni tani po tërhiqet me shpejtësi nga nivelet rekord.

De Cos tha se provat e deritanishme ishin shumë paraprake dhe se kishte disa fusha që kërkonin monitorim të kujdesshëm, të tilla si përçimi i mbetur i goditjeve inflacioniste të kaluara dhe simetria e përçimit të rënieve të fundit të çmimeve të energjisë në inflacionin bazë. Ai përmendi gjithashtu efektet e mundshme të rihapjes kineze, qëndrueshmërinë e ekonomisë së zonës së euros dhe transmetimin e vendimeve të politikës monetare të BQE.

Dorina Kurtaj / SCAN

Shqipëria 16 Shkurt

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...