Rritet kërkesa globale për bateri litiumi - Parashikohet 5-fishim i saj deri në vitin 2030

Kërkesa globale për bateri litium pritet të pesëfishohet deri në vitin 2030, sipas aleancës publike-private Li-Bridge, pasi më shumë njerëz zgjedhin automjetet elektrike dhe sistemet e ruajtjes së energjisë.
Kërkesa për bateri litium në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të rritet më shumë se gjashtë herë dhe të përkthehet në 55 miliardë dollarë në vit deri në fund të dekadës, por megjithatë vendi pritet të varet nga importet për furnizim, sipas raportit.
Li-Bridge punon drejt përshpejtimit të zhvillimit të një zinxhiri të fuqishëm furnizimi për bateritë me bazë litium dhe koordinimi drejtohet nga Laboratori Kombëtar Argonne, i cili financohet nga Departamenti i Energjisë i SHBA.
Kërkesa për automjete elektrike është rritur gjatë viteve të fundit, pasi konsumatorët e ndërgjegjshëm për klimën blejnë automjete me motorë elektrikë, kjo dhe për shkak të cmimeve në rritje të karburantit.
Bateritë e litiumit që do të fuqizojnë një sërë automjetesh gjatë viteve të ardhshme do të jenë gjithashtu thelbësore për sistemet ushtarake dhe ato elektronike për konsumatorët. Sipas raportit të Li-Bridge, në kushtet aktuale kompanitë dhe punëtorët amerikanë do të kapin më pak se 30% të vlerës së qelizave të konsumuara brenda vendit.
Mungesa e një zinxhiri të konsiderueshëm të furnizimit të baterive litium në Shtetet e Bashkuara dhe mungesa e aksesit të sigurt në materialet energjetike përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe ekonomike të SHBA, përfundon raporti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Inflacioni në Europë mund të ulet më shpejt - Muajt e fundit u regjistruan zhvillime pozitive pavarësisht presioneve
Inflacioni në eurozonë mund të ulet më shpejt se sa mendohej më parë, duke pasur parasysh një sërë zhvillimesh pozitive në muajt e fundit. Por rritjet e......

India propozon uljen e borxheve për vendet e G20 - Në ndihmë të vendeve anëtare të goditura nga pandemia dhe lufta
India po harton një propozim për anëtarët e G20-ës për të ndihmuar vendet debitore të goditura keq nga pasojat ekonomike të pandemisë së Covid 19 dhe luftës në......

“Do të rrisim sërish normat e interesit” - Kreu i BQE, Lagarde: Pas muajit mars do të rivlerësohet politika monetare
Banka Qendrore Europiane do të rrisë me 50 pikë të tjera bazë normat e interesit në takimin e rradhës në muajin mars. Më pas do të vlerësohet hapi i rradhës......

Tesla e detyruar të ndryshojë rregullat - Administrata e Biden, presion për më shumë pika karikimi
Administrata Biden publikoi rregullat përfundimtare të shumëpritura për rrjetin kombëtar të karikuesve të automjeteve elektrike, duke kërkuar që karikuesit të......

Jep dorëheqjen presidenti i Bankës Botërore - David Malpass largohet nga posti para përfundimit të mandatit
I akuzuar si një mohues i ndryshimeve klimatike, pasi refuzoi që të pranonte provat shkencore për sa i përket rolit të aktivitetit të njeriut në ngrohjen......

Robotaxi: Kjo makinë pa shofer tashmë funksionon në disa qytete
I ashtuquajturi robotaxi është një mjet i aftë për të transportuar njerëz në mënyrë autonome, pa pasur nevojë për shofer. A do të guxonit të hyni në një nga......

BE hedh 37 milionë mbetje plastike në vit në këtë shtet! - Cili vend është shkelësi më i keq?
Vendet e BE-së po hedhin 37 milionë artikuj "mbetje veshje plastike" në Kenia çdo vit, ka zbuluar një hetim i ri. Këto mbetje të modës janë shumë të ndotura......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë sipas kursit të këmbimit......