Bankat shtrëngojnë kredinë për biznese, “s’preket” hipotekorja - Analiza e BSH, u aplikuan kushte të lehtësuara vetëm në segmentin e individëve

Një analizë e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e kreditimit konkludon se bankat kanë shtrënguar kushtet e kreditimit, veccanërisht për bizneset, në një kohë që vijojnë të aplikojnë kushte të lehtësuara për kredinë hipotekore në drejtim të individëve, madje ka një konkurrencë të fortë mes bankave të nivelit të dytë për këtë segment. “Nën trysninë e konkurrencës së lartë në sistem, banka individuale aplikuan kushte e terma më të lehtësuar vetëm në segmentin e individëve. Për bizneset, kushtet e termat e kreditimit mbetën të shtrënguar”, konkludon analiza e Bankës së Shqipërisë në analizë.
Kredia për sektorin privat shfaqi ngadalësim të ritmeve të rritjes në tremujorin e fundit. Kështu, pasi kulmoi në 14% në tremujorin e tretë, norma vjetore e rritjes së portofolit të kredisë u ngadalësua në 10.6% në muajin dhjetor. Ky ngadalësim pasqyroi veccanërisht ngadalësimin e kredisë në segmentin e bizneseve. Sipas monedhave, vihet re se ngadalësimi i kredisë ka reflektuar rënien më të shpejtë të ritmeve të rritjes së kredisë në valutë krahasuar me atë në lekë. Megjithatë, kreditimi në valutë ka pasur një ecuri më të mirë gjatë vitit 2022, ku norma vjetore e rritjes së tij shënoi vlerën 15.3%, ndërsa ajo e kredisë në lekë ishte 6.3%.
Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, Normat mesatare të ponderuara të interesit të huave të reja mujore të individëve në lekë për qëllime banimi në dhjetor të vitit 2022 rezultojnë në vlerën 4.53%. Nga vera e vitit të shkuar, norma e intresit të huave për blerje banesash nisi rritjen e vazhdueshme për të shkuar nga 3.8% në qershor, në mbi 4% në vjeshtë. Ato arritën vlerën më të lartë prej 4.87% në tetor të vitit të shkuar, por dy muajt e fundit tendenca rritëse u ndërpre, madje ra dukshëm në dhjetor.
I njëjti fenomen ka ndodhur edhe për huanë për blerje banesash për segmentin e individëve në euro. Edhe këtu pritej rritje normash të interesave për shkak të rritjes së normës bazë nga ana e Bankës Qendrore Evropiane. Në muajin dhjetor, Normat mesatare të ponderuara të interesit të huave të reja mujore të individëve në euro rezultuan në kuotën 2.75% në dhjetor 2022, në rënie të dukshme krahasuar me muajt shtator e tetor, kur ato u rritën mbi 3%.
Lorenc Rabeta /SCAN
Sondazh

Sezoni 2023, kompani të huaja do certifikojnë barkat shqiptare - Klasifikim për kushtet e sigurisë të çdo mjeti lundrues me kapacitet deri 12 persona
Qeveria ka vendosur t’ua besojë kompanive të huaja klasifikimin dhe certifikimin e sigurisë së mjeteve lundruese për përdorim turistik në prag të këtij sezoni.......

Shkelje në koncesionin e kaskadës së Devollit - KLSH: Miliona euro dëm ekonomik e të ardhura të munguara. Pak energji e përfituar nga shteti
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstauar efekte negative financiare në koncesionin e Kaskadës së Devollit, duke nisur nga të ardhurat e munguar e deri te dëmi......

Dimri brutal që nuk erdhi kurrë: Europa grumbulloi më shumë gaz natyror se sa i nevojitej dhe tashmë po haset me një problem serioz!
Europa pati fat - ajo arriti të shmangë një krizë energjetike, e gjitha kjo falë një dimri të ngrohtë. Por ka një problem tjetër. Vendet në rajon grumbulluan......

IEA: Sanksionet ndaj naftës ruse po japin ‘efektin e synuar’!
Ndalimet dhe kufizimet e çmimeve që synojnë naftën ruse kanë "efektin e synuar" pavarësisht prodhimit dhe eksporteve çuditërisht elastike në muajt e fundit,......

Bitcoin dhe tregu i kriptove forcohen ndjeshëm pavarësisht goditjes së Shteteve të Bashkuara!
Tregjet e kriptove u forcuan disi të enjten, duke ‘injoruar’ qëndrimin e ashpër rregullator nga qeveria e SHBA. Bitcoin u rrit 11% në 24,655.94 dollarë rreth......

Europa konsideron një monedhë dixhitale ndërsa përpiqet të kundërshtojë dominimin teknologjik të SHBA-së dhe Kinës!
Banka Qendrore Europiane po punon për një monedhë dixhitale ndërsa rajoni kërkon të mbrohet nga tensionet me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Banka qendrore......

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë!
Kryeministri vendit Edi Rama, mbrëmë gjatë një lidhje telefonike me emisionin e madh sensibilizues, në rrjetin e unifikuar të të gjitha televizioneve turke......

Rritet kërkesa globale për bateri litiumi - Parashikohet 5-fishim i saj deri në vitin 2030
Kërkesa globale për bateri litium pritet të pesëfishohet deri në vitin 2030, sipas aleancës publike-private Li-Bridge, pasi më shumë njerëz zgjedhin automjetet......