Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2023, 13:57

Dështon bursa sa paga minimale e studentëve - E marrin vetëm 160 vetë. Pedagogët: Kanë humbur interesin për notat, duan të largohen nga vendi

Nga SCAN TV
Dështon bursa sa paga minimale e studentëve - E marrin vetëm 160

Politika nxitëse e shpallur nga qeveria në fillim të këtij viti akademik për shpërblimin me bursë sa paga minimale për studentët që zgjedhin degët prioritare duket se po dështon.

Nga 35 programe studimi të cilat përfshijnë disa fusha të Shkencave Humane, Mësuesi, Shkenca Natyrore, Matematikë, Statistikë si dhe të gjitha degët e Inxhinierisë që kanë të bëjnë me tokën dhe minierat, vetëm 160 studentë e kanë plotësuar kriterin e mesatares për të përfituar këtë bursë.

Shkak sipas pedagogëve është niveli I ulët por dhe emigracioni pasi studentët nuk e vlerësojnë degën në të cilën janë regjistruar, synimet i kanë vetëm për marrjen e kartonit të diplomës dhe largimin jashtë vendit.

Sipas pedagoges së gjuhësisë Albana Ndoja duhet bërë një studim tregu që të kuptohen edhe nevojat e studentëve. Studentët nga ana tjetër kërkojnë që qeveria të vendosë politika më lehtësuese.

Nga 166 aplikantë për bursën sa paga minimale vetëm 160 e përfituan. Porgrami për degët prioritare u hap me qëllimin e tërheqjes të sa më shumë studentëve drejt këtyre degëve të cilat janë në rrezik mbylljeje.

Marinela lina/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat