Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB – Rama: Vendi ynë merr një tjetër rol ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare u shpreh se, Shqipëria merr një tjetër rol ndërkombëtar.
“Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë, si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026”, theksoi Rama, i cili publikoi edhe emrat e 15 anëtarëve të rinj të KEDNJ.
15 anëtarët e rinj të KDNJ:
Shqipëria
Brazili
Bullgaria
Burundi
Kina
Bregu i Fildishtë
Kuba
Republika Domenikane
Franca
Gana
Indonezia
Japonia
Kuvajti
Malaui
Hollanda
Objektivi kryesor i Shqipërisë, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të jetë të punojë brenda Këshillit dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për të gjithë individët.
Vendi ynë do të bashkëpunojë ngushtë me shtetet e tjera anëtare të OKB-së, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gjithë partnerët për zbatimin e këtyre angazhimeve.
Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.
Sondazh

Europa regjistron numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 2016 – Zvicra, Gjermania dhe Norvegjia kryesojnë!
801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vendet e Bashkimit Europian, si dhe në Norvegji dhe Zvicër. Krahasuar me të njëjtën......

Stabilizohen valutat kryesore – Rikuperon pikë Paundi britanik!
Dollari amerikan është stabilizuar disi këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.3 lekë dhe është shitur me 100.3 lekë duke mos......

Flet nga Tel Aviv eksperti i menaxhimit të krizave: “Pasojat e luftës Izrael – Palestinë në ekonominë globale dhe largimi i fokusit nga Kosova”
Eksperti izraelit i menaxhimit të krizave, Pr.Dr Yehuda Hamovitz ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Tel Aviv me emisionin Scan Live, ku foli për luftën......

Italia, nga frika e rishikimit të deficitit të Eurostat, kërkon fleksibilitet në BE!
Italia po lobon me partnerët e saj të Bashkimit Europian me urgjencë në rritje për të miratuar rregulla buxhetore më fleksibël, sipas burimeve qeveritare, pasi......

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Largohet përkohësisht frika për çrregullim të furnizimit të tregut
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi u rrit me mbi 4% në sesionin e kaluar, me investitorët që po monitorojnë nga afër zhvillimet në......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Ndikon rënia e yield-it të obligacioneve në SHBA
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë reaguar ndaj rënies së yield-it të obligacioneve në Shtetet e Bashkuara të......

Ari ngjitet drejt 1870 USD për onz - Rritet kërkesa e investitorëve për asete të sigurta
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive të tregjeve në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, mes Hamasit dhe Izraelit.......

Bitcoin bie lehtë drejt 27,500 USD - Fondacioni Ethereum shet 2.7 milionë USD kriptomonedha
Bitcoin po tregtohet edhe sot pranë 27,500 dollarëve, por humori i investitorëve është i brishtë për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.......