Shqipëria "ngel në klasë" në sundimin e ligjit/ Jemi të 87-tët në botë, të fundit në rajon, dhe më keq se 7 vite më parë
Sundimi i ligjit është përkeqësuar këtë vit në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të edicionit të "Indeksit të Sundimit të Ligjit" për vitin 2022, i publikuar nga Projekti Botëror i Drejtësisë (The World Justice Project). Sipas shifrave ky përkeqësim ka ndodhur vetëm në renditje si pasojë e përmirësimeve të shteteve të tjera pasi në pikëzim Shqipëria nuk ka ndryshuar, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar. Indeksi tregon se Shqipëria ka rënë me katër pozicione nga viti i kaluar, duke u renditur kështu në vend të 87-të nga 140 vende në total dhe duke grumbulluar 0.49 pikë nga 1.00 në total. Nëse do të ndalemi në vlerësimin e Shqipërisë ndër vite shohim se që nga viti 2015-të dhe deri në vitin 2022, vendi ynë ka pësuar një përkeqësim në pikëzim nga 0.52 pikë në 2015-ën në 0.49 gjatë këtij edicioni. Nëse pikët do t`i krahasonim me një vit më parë, pra vitin 2021, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka mbetur në `vend numëro` duke mos bërë hapa para, por as hapa pas.
Ky indeks ka për qëllim matjen e sundimit të ligjit bazuar në përvojat dhe perceptimet e publikut. Indeksi bazohet në disa shtylla kryesore që janë: kufizimet mbi kompetencat qeveritare, mungesa e korrupsionit, qeverisja e hapur, të drejtat themelore, rendi dhe siguria, zbatimi rregullator, drejtësia civile dhe drejtësia penale. Renditjen më negative Shqipëria e mban sa i përket zbatimit të rregulloreve, i cili ndalet në masën e zbatimit të rregulloreve në mënyrë të drejtë dhe efektive. Për këtë tregues renditemi në vend të 112-të nga 140 vende në total. Një pozicionim jo shumë pozitiv Shqipëria mban gjithashtu për korrupsionin duke u renditur në vend të 107-të, duke rënë me dy pozicione. Për qeverisjen e hapur renditemi në vend të 84-tët. Pozicionimin më të mirë e kemi sa i përket të drejtave themelore, ku renditemi në vend të 63-të dhe gjithashtu për rendin dhe sigurinë ku renditemi në vend të 50-të. Nga ana tjetër, jemi në vend të 105-të për kufizimet mbi kompetencat qeveritare. Për të drejtësinë civile dhe penale, renditmi në vend 98 dhe 81 respktivisht duke u përkeqësuar në renditje krahasuar me vitin 2021.
Po të bëjmë krahasimin me vendet e rajonit, të dhënat e Indeksit tregojnë se vendi ynë renditet pas tyre. Me renditje më pozitive paraqitet Kosova, e cila gjendet e pozicionuar në vend të 57-të duke u përmirësuar edhe në pikëzim. Pas Kosovës gjejmë të pozicionuar Maqedoninë e Veriut në vend të 63-të, ndjekur nga Bosnje Hercegovina në vend të 70-të. E parafundit në rajon në këtë indeks qëndron Serbia në vend të 93-të. Vendi i parë ku mbizotëron sundimi i ligjit në botë është Danimarka, e ndjekur në vend të dytë nga Norvegjia dhe Finlanda në vend të tretë, ashtu si në edicionin e vitit të kaluar.
INDEKSIT TË SUNDIMIT TË LIGJIT PËR VITIN 2022
INDEKSIT TË SUNDIMIT TË LIGJIT PËR VITIN 2022
INDEKSIT TË SUNDIMIT TË LIGJIT PËR VITIN 2022
INDEKSIT TË SUNDIMIT TË LIGJIT PËR VITIN 2022
Për raportin e plotë klikoni këtu
Sondazh
Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten me 16.5% krahasuar me vitin 2021, por bie numri i netë qëndrimeve
Shifrat e strukturave akomoduese të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, për muajin gusht të këtij viti, tregojnë se numri i vizitorëve ka prekur......
Aktivitetet në internet, si renditet Shqipëria? Të parët në Europë për rrjete sociale, por në fund për informim dhe aplikime për punë
Pak kohë më parë “Scan Intel” përmes të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” në publikimin “Aktivitetet në Internet” ka analizuar si renditet vendi......
Janar-Shtator 2022, sezoni më i mirë turistik/ Rreth 6.4 mln vizitorë, 17.6% më shumë se në vitin 2019-të
Edhe pse vrulli i vizitorëve që ishin gjatë periudhës së sezonit veror ka ardhur duke rënë, përsëri hyrjet e shtetasve për muajin shtator të këtij viti kanë......
Konsumi i kafes, ogur për ekonominë/ Në Shqipëri rritja e importit të kafes përkthehet në zgjerim ekonomik, dhe rënia e importit, në ngadalësim
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sa i përket importit të kafes ndër vite, dhe ato të rritjes ekonomike të......
Shtatori, rekord eksportesh të bulmetit/ Në vetëm 9 muaj janë eksportuar 28.5% më shumë se i gjithë viti 2021
Shifrat e shtatorit sa i përket tregtisë së jashtme flisnin për një rritje të eksporteve dhe importeve në total me 23.8% në vlerë, por nga ana tjetër vërehej......
Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021
Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se Shqipëria ka përqindjen më të......
“Fabula” e buxhetit 2023/ Qeveria me kursim, qytetarët dhe biznesi me harxhim, të ardhurat rriten dyfishin e shpenzimeve
“Scan Intel” ka analizuar disa nga indikatorët kryesorë të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, për të kuptuar tendencën e kanalizimit të të ardhurave dhe......
Rriten azilantët shqiptarë/ Mbi 7 mijë aplikime në shtatë muaj, Shqipëria kryeson rajonin
Numri i shqiptarëve azilantë që trokasin nëpër dyert e Europës rezulton me rritje edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Kështu, të dhënat nga “Agjencia......