Shqipëria, eksportuese neto e energjisë?! - Plani i qeverisë: Deri në 2030-ën duhen shtuar 1800 MW, në ndërtim vetëm 140 MW

Ndërtim hidrocentralesh të rinj, si dhe parqe fotovoltaike dhe eolike”. Planet e qeverisë për t’u kthyer në eksportues neto të energjisë parashikojnë shtimin e kapacitetve të reja prodhuese me 1800 MW, por aktualisht vetëm një projekt prej 140 MW duket se ka avancuar, ndërkohë që shumë të tjerë janë në letër. Sipas “Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën” 2021-2030 për të arritur objektivin propozohet shfrytëzimi më intensiv i energjisë nga burimet e rinovueshme, ndërsa nevjitet zbatimi i një sërë masash ekzistuese, dhe shumë të tjera shtesë.
Më konkretisht, parashikohet të ndërtohen të tjerë hidrocentrale të vegjël në kuadër të lejeve të dhëna më pare, teksa që pritet që gjatë periudhës 2021-2028 të shtohen 40 MW në vit ose 320 MW në total. Gjithsesi, vetëm një muaj më parë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatoi se deri 31.12.2021 janë lidhur 182 kontrata koncesionare për HEC-e, por vetëm 64 kontrata kanë hyrë në prodhim.
Sipas KLSH, ministria do të duhej të kishte zgjidhur kontratat problematike ose do të duhej të të kishte vendosur sanksione sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat përkatëse, por kjo nuk ka ndodhur. Ndërkaq, plani kombëtar me masa shtesë për energjinë parashikon që gjatë periudhës 2021-2030 në rrjet të shtohen 30 MW energji fotovoltaike në vit ose 300 MW në total deri në 2030. Por, edhe në këtë drejtim konstatohen vonesa.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë për vitet 2021-2022 nuk ka patur asnjë shtim kapacitetesh për energjinë diellore, duke mbetur në 21 MW, pasi edhe impianti lundrues i Statkraft në HEC Banjë është jashtë funskionit.
Ndërkaq, plani merr në konsideratë dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaikë të Karvasatasë dhe Spitallës, duke konsideruar shtimin e kapaciteteve gjeneruese me 240 MW dhe përfundimin e tyre në vitin 2023. Gjithsesi, aktualisht ka nisur puna vetëm për parkun e Karavasatësë, për të cilin kompani Voltalia mori edhe një kredi nga BERZH. E njëjta kompani është shpallur fituese është në ankandin e Spitallës. Paralelisht me këto projekte, parashikohet edhe shtimi i kapacitetit eolik me 150 MW deri në 2024.
Për këtë Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjië po zhvillon një procedurë ankandi, teksa parashikohet që fituesit të shpallen në vitin 2023. Ndërkaq, “Plani Komëbatr për Energjimnë dhe Klimën” sugjeron edhe masa shtesë për shtim të energjisë fotovoltaike me 70 MW në vit nga 2024 deri në 2030 (një total prej 490 MW), si dhe shtim i kapacitetit eolik me 60 MW nga 2026 deri në 2030 (një total prej 300 MW).
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Nisin aplikimet, AEE: Hapat për përfitim. Kush konsumon nën 250 kwh/muaj skualifikohet
Prej datës 1 nëntor, klientët familjarë, që dëshirojnë të përfitojnë nga skema për subvencionimin në masën 70% të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do......

Inflacioni përmirëson treguesit e borxhit publik - Huaja shtetërore në tetor, sa 67.7% e Produktit të Brendshëm Bruto. Bie me 6 Pikë përqindje
Ndërsa buxhetet e familjeve janë prekur ndjeshëm, ndërkohë që nën presione të forta gjenden edhe bizneset, veccanërisht ato të voglat, Qeveria duket se është I......

Bujqësia merr 12.7 milionë euro më shumë - Bie mbështetja për sigurinë ushqimore dhe peshkimin
Sektori bujqësor do të ketë një buxhet prej 14.2 miliardë lekë apo 120.4 milionë euro në dispozicion për vitin e ardhshëm. Krahasuar me buxhetin fillestar të......

“Papunësia dhe pagat po zbrazin Shqipërinë” - Shehi: Nuk qëndron njeri me 350 euro/muaj! Ibrahimaj: Skemë garancie për të rinjtë!
Opozita ka kërkuar nga qeveria që të ketë politika më konkrete dhe serioze që lidhen me punësimin dhe arsimin profesional për të mos lejuar shpopullimin e......

Pezullimi i marrëveshjes së Detit të Zi do të rrisë çmimet e grurit dhe mishit në Azi-Paqësor!
Azi-Paqësori mund të përballet me çmime më të larta të drithërave dhe mishit pasi Rusia pezulloi një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB që kishte lejuar......

Europa me mot të butë edhe në nëntor - Lehtësim për familjet e shqetësuara për koston e ngrohjes dhe për qeveritë
Europa parashikohet të karakterizohet nga një mot i butë në nëntor, çka lehtëson presionin mbi ruajtjen e gazit natyror, pasi kriza energjetike e rajonit......

“Rritje e normave, pavarësisht recesionit” - Presidentja e BQE, Lagarde shprehet e vendosur për të frenuar inflacionin
Banka Qendrore Europiane duhet të vazhdojë të rrisë normat e interesit për të luftuar inflacionin edhe nëse probabiliteti i një recesioni të Eurozonës është......

BP, 8,2 miliard dollarë fitime në tremujorin e tretë - Të ardhurat rekord për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit
Gjigandi i naftës dhe gazit BP raportoi të martën fitime më të mëdha nga sa pritej për tremujorin e tretë, të mbështetur nga çmimet e larta të mallrave dhe......