Shqipëria Postuar më 1 Nëntor 2022, 14:53

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Nisin aplikimet, AEE: Hapat për përfitim. Kush konsumon nën 250 kwh/muaj skualifikohet 

Nga SCAN TV
Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Nisin aplikimet, AEE:

Prej datës 1 nëntor, klientët familjarë, që dëshirojnë të përfitojnë nga skema për subvencionimin në masën 70% të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do duhet të aplikojnë online, përmes linkut të vënë në dispozicion nga Agjencia për Eficencën e Energjisë. Të interesuarait duhet të ngarkojnë një sërë dokumentesh, ndërkohë që fituesit do të shpallen sipas parimit “i pari që aplikon, i pari merr shërbimin”. Gjithsesi, janë disa kritere që do të duhet të përmbushen për të përfituar, duke qenë se familjet me konsum nën 250 Kwh në muaj do të skualifikohen.

Për të vërtetuar konsumin, të interesuarit duhet të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE-në dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kwh për cdo muaj. Gjithashtu, ata të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE-së, duke dorëzuar vërtetimin e debisë që shkarkohet nga e-Albania si dhe duhet të zotërojnë certifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit, teksa rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen.

Të tjerë dokumente që duhet të paraqiten janë edhe letërnjoftimi, certifikata Familjare; Certifikatë Pronësie, foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit, si dhe një formular vetëdeklarimi mbi vërtetësinë e të dhënave, që ëshë në dispozicion online. Sipas rastit mund të paraqitet edhe dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike, pais për këtë kategori konsumi mbi 250 këh nuk do të aplikohet.

Në total, parashikohet të mbështeten 2000 klientë familjarë, të cilët do të duhet të përzgjedhin një nga subjektet e njoftuara nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për marrjen e shërbimit. Sa i takon shpalljes së fituesve, portali bën renditjen e aplikimeve të para që pajisen me numrin rendor përkatës në mënyrë automatike, ndërkohë që brenda 2 ditëve punë, Agjencia miraton ose refuzon aplikimin dhe njofton aplikuesin në mënyrë elektronike.

Me marrjen e konfirmimit nga Agjencia, klienti familiar duhet të konfirmojë porosinë tek subjekti tregtues brenda 7 ditëve pune, duke kryer pagesën në masën 30% të faturës. Mandati i pagesës së bërë dërgohet pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë nga subjekti tregtar dhe regjistrohet. Klientët familjarë që nuk konfirmojnë porosinë dhe si rezultat, nuk dërgojnë mandatin e pagesës prej 30% të faturës brenda afateve, humbasin të drejtën e financimit. Këto klientë kanë të drejtë të aplikojnë përsëri, duke çelur një aplikim të ri.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat