Europa me mot të butë edhe në nëntor - Lehtësim për familjet e shqetësuara për koston e ngrohjes dhe për qeveritë

Europa parashikohet të karakterizohet nga një mot i butë në nëntor, çka lehtëson presionin mbi ruajtjen e gazit natyror, pasi kriza energjetike e rajonit kufizon furnizimet përpara dimrit. Parashikimet afatgjata nga kompania “Maxar Technologies” dhe “Marex” nuk tregojnë ditë të të ftohta për këtë muaj, një lehtësim për familjet e shqetësuara për koston e ngrohjes dhe për qeveritë që dëshirojnë të ruajnë rezervat e gazit pas një rënieje të furnizimit rus.
Çmimet europiane të gazit kanë rënë ndjeshëm që kur prekën majat në gusht, por janë ende rreth 80% mbi nivelet e një viti më pare duke rritur kostot për konsumatorët dhe industrinë, që po përgatiten për faturat e frikshme të dimrit.
Temperatura të larta mbi normalet priten në fillim të nëntorit, ndërsa moti i butë do të vazhdojë gjatë gjithë muajit, sipas kompanisë “Maxar”. Sinoptikanët e tjerë kanë parashikuar një rikthim të mundshëm të temperaturave mesatare të sezonit në gjysmën e dytë të nëntorit.
Çmimet europiane të gazit ranë të martën deri në 5.5% për shkak të shtyrjes në kohë të sezonit të ngrohjes.
Vjeshta në Europë ka qenë jashtëzakonisht e ngrohtë, me tetorin që regjistroi numrin më të ulët të ditëve në të cilat përdoren kaloriferët në shtëpi që nga viti 2000. Kjo ka ndihmuar në mbajtjen niveleve të gazit në objektet e magazinimit, që tani janë rreth 95% të mbushura në të gjithë kontinentin, ndërsa në Gjermani ka arritur në rreth 99%.
Shërbimi zyrtar I motit në Gjermani tha se moti aktual i ngrohtë në vend do të vazhdojë, ndërsa shërbimi i Francës sheh gjithashtu temperatura më të larta se zakonisht. Në Mbretërinë e Bashkuar, mundësitë për një dimër më të ftohtë se normalja po rriten, megjithëse skenari më i mundshëm mbetet një dimër mesatar deri në janar, tha shërbimi zyrtar I vendit.
Një nëntor i ngrohtë do të ishte larg zgjidhjes së problemeve energjetike të Europës, por së paku një fillim i vonuar i sezonit të ngrohjes do t'u jepte politikëbërësve më shumë hapësirë. Dhe nëse rajoni nuk do të ketë mot tejet të ftohtë këtë dimër, siç parashikohet nga shkencëtarët në Shërbimin e Ndryshimeve Klimatike Copernicus, konsumatorët mund të kenë një lehtësim nga kriza më e keqe e kostos së jetesës në dekada.
SCAN
Sondazh

“Rritje e normave, pavarësisht recesionit” - Presidentja e BQE, Lagarde shprehet e vendosur për të frenuar inflacionin
Banka Qendrore Europiane duhet të vazhdojë të rrisë normat e interesit për të luftuar inflacionin edhe nëse probabiliteti i një recesioni të Eurozonës është......

BP, 8,2 miliard dollarë fitime në tremujorin e tretë - Të ardhurat rekord për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit
Gjigandi i naftës dhe gazit BP raportoi të martën fitime më të mëdha nga sa pritej për tremujorin e tretë, të mbështetur nga çmimet e larta të mallrave dhe......

Dëshironi të rezervoni një fluturim, por ta paguani vitin e ardhshëm? Ja si funksionon!
Kërkesa për udhëtime është ende në rritje, dhe po kështu edhe çmimet e biletave të fluturimit. Çmimet në rritje po bëjnë që disa të shkurtojnë shpenzimet,......

“Politikat e FED, një luftë e sistemeve ekonomike” - Profesori amerikan: Viktimat kryesore të rritjes së normës, sterlina dhe jeni japonez
Rritjet agresive e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së mund të shkojnë përtej të qenit thjesht një luftë monetare për t'u bërë më shumë një......

“Ndaloni përfitimet nga lufta” - Biden, thirrje kompanive të naftës dhe gazit: Fitimet duhet t’i kaloni te konsumatorët
Presidenti i SHBA, Joe Biden, u bëri thirrje kompanive të naftës dhe gazit që të përdorin fitimet e tyre rekord për të ulur kostot për amerikanët dhe rritur......

Normat e interesit në SHBA dhe Eurozonë - Rritja më e vogël se ajo e nevojshme do të dështojë në zbutjen e inflacionit
Krizat e njëpasnjëshme, nga pandemia në atë energjetike, kanë lënë gjurmët e tyre negative në zinxhirin global të prodhimit, rrjetet e furnizimit, konsumin,......

Bordi i Transparencës – Ndryshojnë çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

CEO-t e naftës paralajmërojnë: kriza energjetike e këtij dimri nuk do të jetë asgjë në krahasim me dimrin tjetër!
Politikanët dhe qeveritë në mbarë botën po përgatiten për trazira të mundshme civile, ndërsa shumë vende përballen me rritjen e kostove të energjisë dhe......