Shqipëria Postuar më 1 Nëntor 2022, 14:51

Inflacioni përmirëson treguesit e borxhit publik - Huaja shtetërore në tetor, sa 67.7% e Produktit të Brendshëm Bruto. Bie me 6 Pikë përqindje

Nga SCAN TV
Inflacioni përmirëson treguesit e borxhit publik - Huaja

Ndërsa buxhetet e familjeve janë prekur ndjeshëm, ndërkohë që nën presione të forta gjenden edhe bizneset, veccanërisht ato të voglat, Qeveria duket se është I vemti subject që po I gëzohet rrijes së fortë të ccmimeve prej krizës globale.

Ditët në vijim me shumë gjasa do të dëgjojmë zëra qeveritarë që do të komentojnë uljen e fortë që ka shënuar borxhi public. Kjo pasi, sipas të dhënave të sapopublikuara nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të tretë të këtij viti totali I borxhit public rezulton sa 67.7 përqind e Produktit të Brendshëm Bruto, nga 73.1 Përqind që ishte në fillim të këtij viti.

Rënia drastike dukshëm i detyrohet rritjes së bazës krahasuese për shkak të situatës së shkëlqyer të të ardhurave që ka gëzuar Qeveria përgjatë këtij viti. E shprehur në terma më të thjeshtë, borxhi public në total ka vijuar trendin rritës përgjatë gjithë vitit, por rezulton shumë më I ulët në raport me produktin e Brendshëm Bruto, duke reflektuar shtimin e të ardhurave doganore e tatimore prej rritjes së ccmimeve.

Në fund të tremujorit të tretë borxhi public rezulton në vlerën 1.386 trilionë lekë, 0.2% më shumë se në fund të vitit 2021, kur totali ishte  1.382 triolionë lekë.

Ndërkohë që rritja e të ardhurave për shkak të ccmimeve të larta nuk është lajmi I vetëm I mirë për Qeverinë. Situata që lidhet me kursin e këmbimit e me shërbimin e borxhit public ka qenë gjithashtu favorixzuese për Qeverinë përgjatë gjithë vitit. Rënia e fortë e euros ka bërë që Qeveria të ulë ndjehësmn edhe kostot e shërbimit të borxhit që janë një peshë më vete në Buxhetin e Shtetit.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat