Shqipëria Postuar më 1 Nëntor 2022, 14:47

“Papunësia dhe pagat po zbrazin Shqipërinë” - Shehi: Nuk qëndron njeri me 350 euro/muaj! Ibrahimaj: Skemë garancie për të rinjtë!

Nga SCAN TV
“Papunësia dhe pagat po zbrazin Shqipërinë” - Shehi:

Opozita ka kërkuar nga qeveria që të ketë politika më konkrete dhe serioze që lidhen me punësimin dhe arsimin profesional për të mos lejuar shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin e forcës punëtore. Gjatë diskutimeve të buxhetit 2023 në Komisionin e Ekonomisë, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi se do të pilotohet skema e garancisë rinore, si e vetmja formë për të mbajtur të rinjtë 15-29 vjec në vend.

“A keni ne fokus politikat per te ndaluar largimin e punonjesve te arsimuar. Sa fonde jane parashikuar per arsimin profesional?”

Ministrja u përgjigj se: “Për arsimin profesional kemi parashikuar nje rritje buxheti nga 2.7 mld lekë, në 3.4 mld lekë, ku janë brenda të gjitha programet e nixjtes së punëësimit.  Skema e garancisë rinore është kyç për të reduktuar largimin e të rinjve nga Shqiperia dhe papunesnë tek te rinjtë qe eshte ne nivele mbi mesataren e papunesise. Program qe do ta zbatojme ne bashkepunim me BE-në qe mundeson qe cdo të riu nga 15-29 vjec, ti mundesojme ose nje oferte pune ose nje oferte te formimit profesional”.

Por sipas opozitës kjo nuk mjafton. Nëse nuk ka një plan gradual për rritjen e pagave, vendi do shpopullohet dhe skema e pnesioneve të futet në krizë.

“Nuk mund te rrije nje njeri 25 vjec ne Shqiperi nese ti i jep 350 euro dhe ti thuash pse s’punon. Nese rrisni pagat per 4 vjet do arrijme nje nje stacion tjeter zhvillimor qe mund te qendrojne ne Shqiperi. Pas 15 viteve s’do kete njeri ketu,' u shpreh Dashamir Shehi, deputet i PD-së.

Opozita kërkoi gjithashtu nga qeveria përcsaktimin e minimumit jetik në mënyrë që të ketë politika më të drejta për shtresat në nevojë, kërkesë që është rrëzuar nga financat. Sa i takon detyrimeve për PPP-të gjatë këtij viti, është kërkuar shtyrje e pagesave vjetore, gjë që nuk është pranuar, me argumentin se ndalojnë shërbimet e kontraktuara dhe ka rrezikshmëri për arbitrazhe.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat