Shqipëria e dyta në rajon për numër biznesesh/ 67 ndërmarrje për 1,000 banorë, Mali i Zi kryeson listën me 82 të tilla, Kosova në vend të parafundit

Shifrat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria aktualisht ka rreth 187 mijë ndërmarrje aktive, nga 176 mijë që kishte në muajin maj të vitit 2021, kur "Scan Intel" ka analizuar të dhënat. Ky tregues na pozicionin vend të dytë në rajon, për nga numri i ndërmarrjeve, ndërkohë që në vend të parë me numrin më të lartë është Serbia me 466,850. Maqedonia e Veriut renditet e treta në rajon me 110,320 ndërmarrje, ndërkohë pasohet nga Mali i Zi me 52,083 dhe nga Kosova me 49,097 ndërmarrje. Në vend të fundit me numrin më të ulët të ndërmarrjeve aktive është Bosnje Hercegovina me 44,259 ndërmarrje. Duhet theksuar se “Bifidex” nuk ka të dhëna për Kosovën, por shifrat e lartpërmendura i referohen “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për vitin 2021.
Nga këto shifra shohim se në terma absolutë Serbia mban vendin e parë sa i përket numrit të ndërmarrjeve aktive në rajon, por cili vend kryeson nëse këtë tregues do ta analizonim në raport me popullsinë? Referuar shifrave të regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex” shohim se Mali i Zi regjistron numrin më të lartë të bizneseve për 1,000 banorë, me 82 të tilla. Shqipëria renditet e dyta me numrin më të lartë pas Malit të Zi, me rreth 67 ndërmarrje aktive për 1,000 banorë. Serbia ndjek në renditje si e treta me 53.9 ndërmarrje për 1,000 banorë, ndërkohë që pasohet nga Maqedonia e Veriut me 52.9 ndërmarrje. Ndërkohë, nga ana tjetër e tabelës dy vendet me numrin më të ulët të ndërmarrjeve në rajon për 1,000 banorë janë Kosova me 27.6 ndërmarrje dhe Bosnje Hercegovina me 13.6 ndërmarrje për 1,000 banorë.
Referuar të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” në publikimet e mëparshme shohim se numri i ndërmarrjeve aktive ka shënuar rritje për të gjitha vendet e rajonit.
Sondazh

Analiza e tregut të kafesë/ 13 kompani xhirojnë 30 milionë euro në vit, rritën fitimet me 52% në 2021-shin
Në kuadër të analizës së tregjeve, këtë herë “Scan Intel” është ndalur te tregu i kafes në vendin tonë, duke marrë në analizë disa prej kompanive më të mëdha......

Pakësohen paratë, por rriten depozitat/ Më shumë para në banka gjatë shtatorit, por më pak në “gjendje”
Sipas shifrave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, depozitat në sektorin bankar gjatë shtatorit janë rritur, paçka se më një hap mjaft të lehtë. Pas tkurrjes......

Rreth 30% më pak mallra në shtator/ Çmimet dobësojnë shifrat e transportit, fluturimet dhe pasagjerët me rritje
Ndikimi i çmimeve në shifrat e transportit vihet re edhe për muajin shtator të këtij viti sinjalizojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Të......

Në pandemi më pak shtrime në spital/ INSTAT: Bien vizitat dhe shtrimet, por edhe mbulimi vaksinal
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi treguesit e shëndetit publik tregojnë se aktiviteti i institucioneve publike të shërbimit spitalor edhe pse me......

Ngadalësohet kreditimi/ Pranë nivelit më të ulët në 3 vite, më e theksuar për biznesin, shenja ngadalësimi edhe për individët
Kreditimi nga sektori bankar është tkurrur gjatë shtatorit të këtij viti, krahasuar me shtatorin e kaluar, por edhe me muajin gusht të këtij viti, tregojnë......

Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç, i martuar, me 50 mijë lekë pagë dhe 30 mijë lekë në muaj për shpenzime, s`ka makinë e as arsim të lartë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Instituti i statistikave por edhe vrojtime të ndryshme si Banka e Shqipërisë apo Eurostat për të dalë me një......

Shqipëria "ngel në klasë" në sundimin e ligjit/ Jemi të 87-tët në botë, të fundit në rajon, dhe më keq se 7 vite më parë
Sundimi i ligjit është përkeqësuar këtë vit në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të edicionit të "Indeksit të Sundimit të Ligjit" për vitin 2022, i......

Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten me 16.5% krahasuar me vitin 2021, por bie numri i netë qëndrimeve
Shifrat e strukturave akomoduese të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, për muajin gusht të këtij viti, tregojnë se numri i vizitorëve ka prekur......