Ngadalësohet kreditimi/ Pranë nivelit më të ulët në 3 vite, më e theksuar për biznesin, shenja ngadalësimi edhe për individët

Kreditimi nga sektori bankar është tkurrur gjatë shtatorit të këtij viti, krahasuar me shtatorin e kaluar, por edhe me muajin gusht të këtij viti, tregojnë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kështu, huaja e re gjatë shtatorit fiksohet pranë 20.5 miliardë lekëve, nga rreth 20.97 miliardë lekë që ishte në shtatorin e vitit të kaluar, apo 20.7 miliardë lekë që ishte në shtatorin e vitit 2020, sinjalizojnë shifrat. Nga ana tjetër, gushti i këtij viti, regjistronte rreth 27.4 miliardë lekë kredi të re, në të gjitha valutat dhe për të gjitha segmentet, si për kompanitë publike ashtu edhe për biznesin dhe individët.
Sa i përket kredisë së re për sektorin privat jo financiar, shifrat tregojnë se gjatë shtatorit të këtij viti ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2018, në terma vjetorë, me rreth 13 miliardë lekë. Vetëm në shtator të vitit 2018-të kjo shifër ka qenë më e ulët, pranë rreth 10 miliardë lekëve, ndërkohë që në vitet 2019, 2020, dhe 2021 varionte pranë niveleve thuajse të njëjta, pranë rreth 14.6 miliardë lekëve.
Ndërkohë, për individët shfaqet një panoramë disi më ndryshe. Bëhet fjalë për rreth 7 miliardë lekë kredi të re gjatë shtatorit, lehtë poshtë niveleve të 6-7 muajve të fundit, por në shifra rekord në terma vjetor, pasi regjistrohet shifra më e lartë në 7 vitet e fundit. Edhe sa i përket huasë së re për blerje banese gjatë shtatorit, shifrat flasin për një ngadalësim të dukshëm krahasuar me 6-7 muajt pararendës, por në shifra rekord në terma vjetorë. Asnjëherë më parë gjatë 7 viteve të fundit, shtatori nuk kishte regjistruar një shifër më të lartë se 3.5 miliardë lekë kredi të re për blerje banese në të gjitha valutat.
Këto shifra, pra ngadalësimi i aktivitetit kreditues krahasuar me muajt e kaluar të këtij viti, janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtrëngimit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, që është reflektuar edhe nga sektori bankar. Shifrat tregojnë se gjatë shtatorit, normat mesatare të interesit janë rritur ndjeshëm si në lekë ashtu edhe në euro. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues, i kryer në formën e një ankete sinjalizonte të njëjtën tendencë, se bankat kanë shtrënguar kushtet dhe standardet e kreditimit, sidomos për biznesin, por tashmë edhe për individët, si pasojë e pasigurisë që rrethon ekonominë shqiptare dhe atë globale.
Sondazh

Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç, i martuar, me 50 mijë lekë pagë dhe 30 mijë lekë në muaj për shpenzime, s`ka makinë e as arsim të lartë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Instituti i statistikave por edhe vrojtime të ndryshme si Banka e Shqipërisë apo Eurostat për të dalë me një......

Shqipëria "ngel në klasë" në sundimin e ligjit/ Jemi të 87-tët në botë, të fundit në rajon, dhe më keq se 7 vite më parë
Sundimi i ligjit është përkeqësuar këtë vit në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të edicionit të "Indeksit të Sundimit të Ligjit" për vitin 2022, i......

Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten me 16.5% krahasuar me vitin 2021, por bie numri i netë qëndrimeve
Shifrat e strukturave akomoduese të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, për muajin gusht të këtij viti, tregojnë se numri i vizitorëve ka prekur......

Aktivitetet në internet, si renditet Shqipëria? Të parët në Europë për rrjete sociale, por në fund për informim dhe aplikime për punë
Pak kohë më parë “Scan Intel” përmes të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” në publikimin “Aktivitetet në Internet” ka analizuar si renditet vendi......

Janar-Shtator 2022, sezoni më i mirë turistik/ Rreth 6.4 mln vizitorë, 17.6% më shumë se në vitin 2019-të
Edhe pse vrulli i vizitorëve që ishin gjatë periudhës së sezonit veror ka ardhur duke rënë, përsëri hyrjet e shtetasve për muajin shtator të këtij viti kanë......

Konsumi i kafes, ogur për ekonominë/ Në Shqipëri rritja e importit të kafes përkthehet në zgjerim ekonomik, dhe rënia e importit, në ngadalësim
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sa i përket importit të kafes ndër vite, dhe ato të rritjes ekonomike të......

Shtatori, rekord eksportesh të bulmetit/ Në vetëm 9 muaj janë eksportuar 28.5% më shumë se i gjithë viti 2021
Shifrat e shtatorit sa i përket tregtisë së jashtme flisnin për një rritje të eksporteve dhe importeve në total me 23.8% në vlerë, por nga ana tjetër vërehej......

Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021
Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se Shqipëria ka përqindjen më të......