Pakësohen paratë, por rriten depozitat/ Më shumë para në banka gjatë shtatorit, por më pak në “gjendje”

Sipas shifrave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, depozitat në sektorin bankar gjatë shtatorit janë rritur, paçka se më një hap mjaft të lehtë. Pas tkurrjes së korrikut, shtatori rezulton muaji i dytë me radhë me treguesin në zgjerim. Kështu, gjatë muajit të 9-të të vitit, depozitat në paranë e gjerë janë ngjitur në rreth 1.264 trilionë lekë, në rritje me vetëm 0.07% krahasuar me gushtin, ose me rreth 831 milionë lekë në terma absolut.
Pavarësisht faktit se shtatori i referohet një konteksti sezonal me prurje të larta paraje si pasojë e emigrantëve dhe sezonit turistik, këtë vit shifrat nuk mund t`i shkëpusim nga kriza, dhe në këtë prizëm, të dhënat mbi depozitat gjatë shtatorit mund të lexohen si një lajm i mirë. Edhe pse hapi i rritjes është më i ngadalti që prej shtatorit të vitit 2015, ecuria gjatë muajve të pranverës, ku u vu re një tkurrje disamujore e depozitave në bankë, sidomos të atyre në lekë, tregon se pavarësisht krizës, paraja po qarkullon.
Por, ndyrshe nga pjesa dërrmuese e muajve paraardhës të këtij viti, ka ndryshuar disi tendenca sa i përket valutës. Depozitat në lekë janë rritur krahasuar me gushtin, duke u ngjitur në 541.75 miliardë lekë, nga 539.43 miliardë që ishin gjatë gushtit. Nga ana tjetër, kanë rënë ato në valutë, pranë 722.26 miliardë lekëve, nga 723.74 miliardë lekë që ishin muajin paraardhës. Kjo duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhvlerësimit të euros, dhe pasqyrimit në lekë të shifrave për arsye statistikore, pasi shifrat e depozitimeve të reja gjatë shtatorit në valutë, flasin për 1.3 miliardë euro depozitime në euro vetëm gjatë një muaji, ndërkohë që në shtatorin e një viti më parë kjo vlerë fiksohej pranë vetëm 1.01 miliardë eurove. Në lekë ndërkohë janë depozituar rreth 213 miliardë gjatë shtatorit, në rritje të ndjeshme krahasuar me gushtin, por edhe me shtatorin e një viti më parë, kur depozitimet e reja në lekë ishin vetëm 183 miliardë lekë.
Edhe si stok, në 9 muajt e parë të këtij viti, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë flasin për 47.95 miliardë lekë rritje, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, çka përkthehet në rreth 408 milionë euro më shumë në banka. Të dhënat i referohen të gjithë segmentëve, pra edhe biznesit, edhe individëve, edhe vetë qeverisë lokale e qendrore.
Një faktor që mund të ketë ndikuar në rritjen e depozitave në banka gjatë shtatorit është edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë, që ka rritur normat e interesit gjatë muajve të fundit, duke i kthyer depozitat në një investim me leverdi, ndryshe nga “epoka” e interesave të ulta, kur kursimet në bankë nuk “prodhonin” para.
Nga ana tjetër, indikatori M1 i agregatëve monetarë, që përfshin paranë jashtë bankave dhe llogaritë pa afat të rezidentëve jo banka, pra që tregon paranë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve ka rënë gjatë shtatorit, pranë 709 miliardë lekëve, nga rreth 711 miliardë lekë që ishte gjatë shtatorit. Edhe agregatët e tjerë monetarë që masin paranë në qarkullim, ai M2 dhe M3 por edhe ai i parasë së gjerë kanë regjistruar rënie gjatë shtatorit.
Madje, të tjera të dhëna zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se indikatori i parasë jashtë bankave ka zbritur pranë rreth 373 miliardë lekëve gjatë shtatorit, nga 378 miliardë lekë që ishte në gusht, duke rënë me rreth 1.3% apo 4.9 milairdë lekë, që është rënia më e madhe që prej janarit të vitit 2020.
Të gjithë këta indikatorë përforcojnë edhe më tej logjikën se paraja po orientohet gjithmonë e më shumë drejt bankave, por se qytetarët dhe bizneset nuk kanë më shumë para në dispozicion.
Sondazh

Rreth 30% më pak mallra në shtator/ Çmimet dobësojnë shifrat e transportit, fluturimet dhe pasagjerët me rritje
Ndikimi i çmimeve në shifrat e transportit vihet re edhe për muajin shtator të këtij viti sinjalizojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Të......

Në pandemi më pak shtrime në spital/ INSTAT: Bien vizitat dhe shtrimet, por edhe mbulimi vaksinal
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi treguesit e shëndetit publik tregojnë se aktiviteti i institucioneve publike të shërbimit spitalor edhe pse me......

Ngadalësohet kreditimi/ Pranë nivelit më të ulët në 3 vite, më e theksuar për biznesin, shenja ngadalësimi edhe për individët
Kreditimi nga sektori bankar është tkurrur gjatë shtatorit të këtij viti, krahasuar me shtatorin e kaluar, por edhe me muajin gusht të këtij viti, tregojnë......

Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç, i martuar, me 50 mijë lekë pagë dhe 30 mijë lekë në muaj për shpenzime, s`ka makinë e as arsim të lartë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Instituti i statistikave por edhe vrojtime të ndryshme si Banka e Shqipërisë apo Eurostat për të dalë me një......

Shqipëria "ngel në klasë" në sundimin e ligjit/ Jemi të 87-tët në botë, të fundit në rajon, dhe më keq se 7 vite më parë
Sundimi i ligjit është përkeqësuar këtë vit në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të edicionit të "Indeksit të Sundimit të Ligjit" për vitin 2022, i......

Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten me 16.5% krahasuar me vitin 2021, por bie numri i netë qëndrimeve
Shifrat e strukturave akomoduese të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, për muajin gusht të këtij viti, tregojnë se numri i vizitorëve ka prekur......

Aktivitetet në internet, si renditet Shqipëria? Të parët në Europë për rrjete sociale, por në fund për informim dhe aplikime për punë
Pak kohë më parë “Scan Intel” përmes të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” në publikimin “Aktivitetet në Internet” ka analizuar si renditet vendi......

Janar-Shtator 2022, sezoni më i mirë turistik/ Rreth 6.4 mln vizitorë, 17.6% më shumë se në vitin 2019-të
Edhe pse vrulli i vizitorëve që ishin gjatë periudhës së sezonit veror ka ardhur duke rënë, përsëri hyrjet e shtetasve për muajin shtator të këtij viti kanë......