Rreth 30% më pak mallra në shtator/ Çmimet dobësojnë shifrat e transportit, fluturimet dhe pasagjerët me rritje

Ndikimi i çmimeve në shifrat e transportit vihet re edhe për muajin shtator të këtij viti sinjalizojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Të dhënat flasin për një rënie të volumit të mallrave të transportuara si në rrugë detare ashtu edhe në rrugë hekurudhore. Transporti i mallrave në rrugë detare, i cili zë dhe peshën më të madhe, ka pësuar rënien më të lartë, me 29.6%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, transporti i mallrave në rrugë hekurudhore ka pësuar rënie me 27.6%. Rënie e volumit për këto dy mënyra transporti vërehet edhe përgjatë periudhës janar-shtator, me 19%, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë, ndërsa volumi i mallrave të transportuara në rrugë hekurudhore ka rënë me 27.4%. Por jo të njejtin tendencë ka regjistruar volumi i mallrave të transportuara me ajër. Ky tregues ka shënuar rritje gjatë muajit shtator të këtij viti, me 4,5%, ndërsa përgjatë periudhës janar-shtator rritja është 0.8%.
Nëse do të shohim transportin e pasagjerëve, shifrat janë pozitive. Numri i pasagjerëve në shtator të këtij viti ka shënuar rritje si në linja detare po ashtu edhe në linja ajrore. Të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe e kanë regjistruar pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në linja detare, me 82.6%, krahasuar me shtatorin e një viti më parë. Pasagjerët në linja ajrore po ashtu kanë shënuar rritje me 42.6% gjatë shtatorit, ndërkohë që me rënie paraqiten pasagjerët e linjave hekurudhore, me -70.4%. Por si paraqiten shifrat për periudhën janar-shtator? Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe e kanë pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në linja ajrore, me 85.6%, ndërsa pasagjerët në linja detare janë rritur me 62%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Numri i fluturimeve ashtu si ai i pasagjerëve paraqitet pozititv përgjatë shtatorit të vitit 2022. Fluturimet e kryera janë 3,980 duke pësuar rritje me 17.1%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje vërehet edhe përgjatë nëntë muajve të vitit, me 55.4%. Këto ndryshime pozitive si në numër pasagjerësh ashtu edhe në numër fluturimesh mbështeten edhe nga të dhënat e lëvizjes së shtetasve të publikura pak ditë më parë nga “Instituti i Statistikave”.
Sondazh

Në pandemi më pak shtrime në spital/ INSTAT: Bien vizitat dhe shtrimet, por edhe mbulimi vaksinal
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi treguesit e shëndetit publik tregojnë se aktiviteti i institucioneve publike të shërbimit spitalor edhe pse me......

Ngadalësohet kreditimi/ Pranë nivelit më të ulët në 3 vite, më e theksuar për biznesin, shenja ngadalësimi edhe për individët
Kreditimi nga sektori bankar është tkurrur gjatë shtatorit të këtij viti, krahasuar me shtatorin e kaluar, por edhe me muajin gusht të këtij viti, tregojnë......

Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç, i martuar, me 50 mijë lekë pagë dhe 30 mijë lekë në muaj për shpenzime, s`ka makinë e as arsim të lartë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Instituti i statistikave por edhe vrojtime të ndryshme si Banka e Shqipërisë apo Eurostat për të dalë me një......

Shqipëria "ngel në klasë" në sundimin e ligjit/ Jemi të 87-tët në botë, të fundit në rajon, dhe më keq se 7 vite më parë
Sundimi i ligjit është përkeqësuar këtë vit në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të edicionit të "Indeksit të Sundimit të Ligjit" për vitin 2022, i......

Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten me 16.5% krahasuar me vitin 2021, por bie numri i netë qëndrimeve
Shifrat e strukturave akomoduese të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, për muajin gusht të këtij viti, tregojnë se numri i vizitorëve ka prekur......

Aktivitetet në internet, si renditet Shqipëria? Të parët në Europë për rrjete sociale, por në fund për informim dhe aplikime për punë
Pak kohë më parë “Scan Intel” përmes të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” në publikimin “Aktivitetet në Internet” ka analizuar si renditet vendi......

Janar-Shtator 2022, sezoni më i mirë turistik/ Rreth 6.4 mln vizitorë, 17.6% më shumë se në vitin 2019-të
Edhe pse vrulli i vizitorëve që ishin gjatë periudhës së sezonit veror ka ardhur duke rënë, përsëri hyrjet e shtetasve për muajin shtator të këtij viti kanë......

Konsumi i kafes, ogur për ekonominë/ Në Shqipëri rritja e importit të kafes përkthehet në zgjerim ekonomik, dhe rënia e importit, në ngadalësim
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sa i përket importit të kafes ndër vite, dhe ato të rritjes ekonomike të......