Shkencëtarët regjistrojnë një rekord të ri CO2 në atmosferë - Çfarë ndodh nëse emetimet vazhdojnë të rriten?
Nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë, që ngroh planetin, kanë kaluar një moment historik më shumë se 50% më të lartë se në periudhën para-industriale, sipas një raporti të ri.
Sipas Shoqatës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), nivelet e CO 2 të matura në maj 2022 ishin 421 ppm ("pjesë për milion").
Për krahasim, para revolucionit industrial në fund të shekullit të 19-të, nivelet e dioksidit të karbonit ishin 280 ppm. Vitet e kaluara kanë parë gjithashtu nivele rekord të emetimeve të dioksidit të karbonit, me 419 ppm në maj 2021 dhe 417 ppm në 2020.
Rritja e emetimeve ra vetëm në fillim të pandemisë së koronavirusit, por shpejt u kthye në kursin e mëparshëm.
Fakti është se automjetet, termocentralet dhe industritë në mbarë botën po vazhdojnë të prodhojnë emetime shumë më përpara se çdo përpjekje për të zbutur efektet e krizës klimatike.
Çfarë ndodh nëse emetimet vazhdojnë të rriten?
Rritja e emetimeve të karbonit do të ndikojë seriozisht sigurinë ushqimore të njerëzve dhe kushtet e jetesës në disa zona. Shumë studiues argumentojnë se nëse Toka ngrohet me më shumë se 2 gradë, deri në vitin 2035 njerëzimi do të arrijë pikën e mos-kthimit.
Ndikimet e parashikuara përfshijnë një rritje të zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore, si dhe një rritje të numrit të disa insekteve, të cilat do të rrisin rrezikun e malaries dhe sëmundjeve të tjera. Mbi 1 milion specie gjithashtu mund të zhduken nëse temperaturat vazhdojnë të rriten.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Truri gjithashtu ndikon në shtimin e peshës. Shifrat
Obeziteti nuk është problem vullneti, siç është supozuar shpesh deri më tani. Përkundrazi, është një sëmundje e sistemit nervor qendror, e cila shfaqet duke na......

Gjigande sa 96 fusha tenisi: Ku po ndërtohet ferma më e madhe vertikale në botë?!
Ferma më e madhe vertikale në botë po ndërtohet për të ndihmuar në përfundimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar nga ushqimet e importuara. Shitësit......

Euro bie ndjeshëm gjatë tregtisë në Wall Street - BQE mbyll programin e lehtësimit sasior dhe do të rrisë interesat muajin e ardhshëm
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por gjatë sesionit të kaluar fitoi rreth 0.7% të vlerës përballë monedhave kryesore......

Nafta, në rënie të lehtë - Pekini dhe Shaghai vendosin kufizime të reja të Covid-19
Nafta ka rënë lehtë në sesionin e sotëm, por vijon të tregtohet në nivelin më të lartë në 3 muajt e fundit. Mbështetja kryesore për çmimet është rritja e......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Ndërkohë, që vendimet e Bankës Qendrore Europiane ishin të......

Air France rikthen fluturimet drejt Tiranës pas 32 vitesh – Rama: Aeroporti "Nënë Tereza" do të jetë një motor i shtuar i ekonomisë në këtë kohë të vështirë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se pas 32 vitesh pas fluturimit të fundit nga Tirana,......

Kriza prek edhe pagesën e kredive: Norma e huave me probleme rritet për herë të parë pas 14 muajsh rënie!
Për herë të parë pas 14 muajsh me radhë në rënie graduale, treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rritje gjatë prillit të këtij viti. Kështu, të......

Ndërsa inflacioni rritet, Eurozona do të ketë rritjen e parë të normës së interesit në 11 vjet!
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka konfirmuar se do të rrisë normat e interesit në një përpjekje për të ulur çmimet në rritje në të gjithë zonën euro. Rritja do......