Ndërsa inflacioni rritet, Eurozona do të ketë rritjen e parë të normës së interesit në 11 vjet!
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka konfirmuar se do të rrisë normat e interesit në një përpjekje për të ulur çmimet në rritje në të gjithë zonën euro. Rritja do të jetë prej 0.25 pikë përqindjeje, në përputhje me atë që kishin pritur shumica e analistëve dhe do të ndodhë në korrik, tha presidentja e BQE-së Christine Lagarde.
Një tjetër rritje do të ndodhë në shtator, e cila mund të jetë më e madhe se 0.25 nëse inflacioni "vazhdon ose përkeqësohet". Njoftimi shënon rritjen e parë të normave të interesit që nga viti 2011 dhe mbyll një kapitull të gjatë të politikës së lirshme monetare. Për muaj të tërë, Lagarde kishte përdorur fjalën "i përkohshëm" për të përshkruar rritjen e inflacionit. Por pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, parashikimet ekonomike u kthyen përmbys dhe tendenca u përkeqësua më tej.
I shtyrë nga lufta, një krizë e vazhdueshme e energjisë dhe një ndërprerje e re e zinxhirit të furnizimit, inflacioni në eurozonë shënoi një rekord prej 8.1% në maj, katër herë më shumë se objektivi vjetor prej 2% i dëshiruar nga banka qendrore. Konsumatorët dhe kompanitë tani përballen me çmime të paparashikueshme, duke i vënë politikëbërësit nën presion për të ofruar zgjidhje të prekshme, edhe nëse mund të bëjnë pak në afat të shkurtër për të bërë një ndryshim.
Inflacioni po përndjek ekonomitë e tjera të zhvilluara, bankat e të cilave kanë sinjalizuar tashmë synimin e tyre për të rritur normat e interesit përpara se të vendoset stagflacioni. BQE pret që inflacioni të mbetet "në mënyrë të padëshirueshme" i lartë për dy vitet e ardhshme: 6.8% në 2022, 3.5% në 2023 dhe 2.1% në 2024.
Lagarde vlerësoi heqjen e kufizimeve të koronavirusit, tregun e fortë të punës, mbështetjen fiskale dhe kursimet e grumbulluara nga qytetarët gjatë pandemisë si faktorë që mund të mbajnë ekonominë të ecë përpara, megjithëse me një ritëm më modest se sa ishte parashikuar më parë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dollari amerikan dhe Paundi britanik e mbyllin javën pozitivisht!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë që nga fillimi i kësaj jave teksa është blerë këtë të premte me 112 lekë dhe është......

Shqipëria, 4 skenarë për krizën! Paralajmërohen ‘Green Bonds’ e “Social Bonds’
https://www.youtube.com/watch?v=T6ddANJh-sA Qeveria shqiptare po përgatitet për rritjen e normave të interesit në tregjet e huaja dhe në tregun e brendshëm,......

Guvernatori Sejko merr kryesimin e Bordit Drejtues të Center of Excellence in Finance (CEF)
Në datën 8 qershor 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen Vjetore të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës......

Mblidhet Komiteti Teknik i menaxhimit të Financave Publike
Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u organizua takimi i 10 të Komitetit Teknik të Menaxhimit të Financave Publike, që u drejtua nga Sekretari i......

10 Qershori, afati i fundit për “Start-Up”-et - Financim nga 1.5 deri në 5 milionë lekë për tre kategori
10 Qershori është afati i fundit i aplikimit për Start-upet dhe lehtësuesit e bizneseve me qëllim përfitimin e financimeve nga qeveria. Çdo individ që ka një......

“Start-up”-et të regjistrojnë markën - Beqiraj: Hapi kryesor për t’u mbrojtur nga keqpërdorimet
Çdo start-up i cili krijon një produkt të ri inovator që nuk është në treg, si hap të parë, duhet të aplikojë për patentën apo të regjistrojë markën e......

Patronazhistët, Helsinki: Tronditëse, të zbardhen përgjegjësit - Rystemaj: Ligji s’parashikon dënime, vetëm gjoba deri 2 milionë lekë që nuk funksionojnë
Komiteti Shqiptar i Helsinkut vëren me shqetësim se nuk është përmbyllur ende hetimi I publikimit të pagave të rreth 700 mijë qytetarëve si dhe skandalit që......

“Parqet eolike, 10 leje në zonë të ndaluar” - Projektet në Gadishullin e Karaburunit, fuqia e instaluar parashikohet në 65 MW
Të paktën 10 leje janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë nga era në Karaburun, një zonë......