Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2022, 13:55

10 Qershori, afati i fundit për “Start-Up”-et - Financim nga 1.5 deri në 5 milionë lekë për tre kategori

Nga SCAN TV

10 Qershori është afati i fundit i aplikimit për Start-upet dhe lehtësuesit e bizneseve me qëllim përfitimin e financimeve nga qeveria.  Çdo individ që ka një ide inovative për të ngritur një StartUp apo që ka një biznes inovator ekzistues, do të mund ta kthejë atë në realitet apo ta zhvillojë më tej përmes granteve te qeverisë.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka hapur aplikimet më datën 16 Maj, dhe ndërsa afati fillestar i mbylljes ishte data 5 Qershor, ky afat u zgjat që t’u jepej më shumë kohë të interesuarve.  Por cilat janë hapat për tu bërë fitues i mundshëm i një granti start-up apo lehtësuesi? Fillimisht individët e interesuar vetëdeklarohen si startup ose lehtësues në portalin e-Albania. Më pas pajisen me pasaportën e startup-it apo lehtësuesit.

Hapi i tretë është aplikimi në websiten e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Tre do të jenë kategoritë e aplikimeve. Start-up et që janë ende të paregjistruara do të përfitojnë 1.5 milionë lekë grant. Startup-et që janë në fazë zhvillimi dhe që kanë deri në një vit operim aktiviteti, do të përfitojnë 3 milionë lekë në formë granti dhe StartUp-et që kanë nga 1 vit deri në 5 vjet të regjistruara do të përfitojnë 5 milionë lekë grant.

Pas mbylljes së aplikimeve do të përzgjidhen idetë fituese dhe parashikohet që kontratat të lidhen në muajin Korrik e më pas të nisë disbursimi i financimeve. Fluksi i aplikimeve për këtë thirrje ka qenë i lartë, por një pjesë e tyre janë biznese të vogla që nuk kanë në përmbajtje të idesë inovacion dhe që automatikisht skualifikohen.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=X6L0hr8joPI

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat