Rusia shton 9.5 miliardë dollarë në fondin e emergjencave - Paratë do të përdoren kryesisht për sigurimin e zhvillimit të ekonomisë
Qeveria e Rusisë ka shtuar 9.5 miliard dollarë në fondin e saj të rezervave për emergjenca, në një moment që Kremlini shënon një hap më shumë në përpjekjet për të mbrojtur ekonominë nga pasojat e sanksioneve perëndimore dhe veprimeve ushtarake në Ukrainë. Në një deklaratë për media qeveria ruse sqaroi se fondi do të përdoret pjesërisht për të implementuar masa që synojnë sigurimin e stabilitetit të zhvillimit ekonomik në kushtet e kufizimeve të jashtme.
Rritja e rezervave erdhi nga fitimet shtesë të gjeneruara nga eksportet e naftës dhe gazit të Rusisë, të cilat po sjellin qindra milionë dollarë në ditë në buxhet, pavarësisht sanksioneve perëndimore.
Vendet perëndimore kanë goditur Rusinë me një paketë të paprecedentë sanksionesh, duke përfshirë ngrirjen e rreth gjysmës - ose 300 miliardë dollarë - të rezervave të arit dhe valutës së huaj të bankës qendrore pasi Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt në atë që ajo e cilëson si "operacion special ushtarak”.
Rusia i drejtoi më parë fitimet e naftës dhe gazit në fondin e saj të pasurisë sovrane prej 198 miliardë dollarësh, një arkë rezervash që synonte të financonte projekte të mëdha investimi.
Por fondi rezervë i urgjencës është një buxhet më fleksibël i parave, duke i lejuar qeverisë të mbyllë deficitin e saj, të mbështesë shpenzimet sociale siç është rritja e fundit emergjente e pensioneve dhe të reagojë ndaj krizës ekonomike.
Qeveria shtoi 13.56 miliard dollarë në të njëjtin fond në muaji maj të këtij viti.
Ekonomia e Rusisë po përballet me recesionin e saj më të madh në më shumë se dy dekada, pasi vendi po përjeton atë që Instituti i Financave Ndërkombëtare e ka cilësuar si një "shpërbërje të plotë të 30 viteve të investimeve" që mund të zhdukë përfitimet ekonomike të grumbulluara prej 15 vitesh.
Kremlini ka filluar tashmë të përdorë burimet e tij për të mbështetur bizneset më të mëdha të vendit në një përpjekje për të zbutur një krizë ekonomike që ka regjistruar një rritje të inflacionit në nivelet më të larta në dy dekada, në një kohë që pritet dhe rënia e të ardhurave të familjeve në muajt e ardhshëm.
Në muajin maj, qeveria injektoi 4 miliardë dollarë për Hekurudhat Ruse, punëdhënësi më i madh i vendit, dhe ka premtuar 1.75 miliardë dollarë për linjën ajrore shtetërore Aeroflot.
SCAN
Sondazh

Shënon rekord çmimi i gazit natyror - Niveli më i lartë i arritur prej 14 vitesh
Çmimi i gazit natyror i kuotuar në dollarë në Nymex, ka arritur sot çmimin rekord për vitin 2022 në kuotën 9.664 dollarë, një nivel që nuk regjistrohej që nga......

Motor në vend të automjetit - Gjithnjë e më shumë 44-vjeçarë zgjedhin mjetin me dy rrota për të lëvizur
Në tregjet kryesore europiane është shënuar një rënie e konsiderueshme të regjistrimeve të automjeteve me 38.3% nga tremujori i parë 2017 në tremujorin e parë......

Zbulohet thesari prej miliardë dollarësh - Anija spanjolle qëndronte në 950 metra thellësi prej 300 vitesh në detin e Karaibeve
Zbulohet thesari i anijes legjendare San Hoze: ari dhe objekte të tjera që vlejnë me miliarda dollarë kanë qëndruar nën ujë për 300 vjet pasi anija spanjolle u......

Shtrenjtimi i naftës, kërkohet heqje e akcizës - Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendimin për rregullim të çmimit
Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të marrë një vendim të ri lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vend. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë......

Greqi, turizmi në krizë punonjësish - Hotelierët kërkojnë të punësojnë mësues dhe pensionistë
Problemi numër një për kompanitë turistike në Greqi është pamundësia për të gjetur punonjës që të plotësojnë vendet e planifikuara në hotele dhe njësi të tjera......

2 euro më shumë në ditë për ata që punojnë nga shtëpia - Kompania italiane “Panini” rimburson shpenzimet për gazin dhe energjinë
Kompania italiane për prodhimin e figurinave “Panini” do të paguajë 2 euro më shumë në ditë punonjësit e saj që do të vendosin të punojnë nga shtëpia. Në......

Bien lehtë çmimet e naftës - Disa zona të Shangait rikthejnë bllokimet COVID-19
Çmimet e naftës u tkurrën nga fitimet e mëparshme të enjten pasi disa zona të Shangait vendosën masa të reja bllokimi COVID-19, duke tejkaluar lajmet për......

“Bota po vuan shtrenjtimin e jetesës” - Sipas raportit më të fundit të OKB, asnjë vend nuk mund të shmangë fenomenin
Në raportin më të fundit të publikuar nga Kombet e Bashkuara, kriza e shtrenjtimit të jetesës po prek të gjitha vendet e botës me rritjen e çmimit të......