Greqi, turizmi në krizë punonjësish - Hotelierët kërkojnë të punësojnë mësues dhe pensionistë
Problemi numër një për kompanitë turistike në Greqi është pamundësia për të gjetur punonjës që të plotësojnë vendet e planifikuara në hotele dhe njësi të tjera akomoduese. Një çështje e njohur nga pandemia, kur turizmi dhe kateringu përjetuan një eksod masiv punëtorësh për shkak të bllokimeve.
Së fundmi, Konfederata e Sipërmarrësve të Akomodimit Turistik të Greqisë (SETKE) i dërgoi një letër ministrave të Punës dhe Financave, ku u kërkon që të lejojnë pensionistët dhe mësuesit publikë të punojnë në muajt e verës në turizëm, pa pësuar pasojat përkatëse që parashikon kuadri ligjor që rregullon pensionet, por edhe arsimin.
Konkretisht, Konfederata thekson se edhe pse janë bërë përpjekje për gjetjen e punonjësve në turizëm dhe janë dhënë stimuj, si për shembull nënshkrimi i një marrëveshjeje kolektive të punës nga ky organ, e cila parashikon rritje pagash 3% për këtë vit dhe 4% shtesë për vitin e ardhshëm, ky problem mbetet i pazgjidhur.
Sipërmarrësit i propozojnë Ministrisë së Punës që të japë “stimuj për plotësimin e vendeve të punës nga grupet sociale të sipërpërmendura të paktën për sezonin turistik të këtij viti me ndërhyrje të menjëhershme legjislative dhe deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare”. Në veçanti, propozohet që pensionistët të mos kenë ulje 30% të pensioneve për muajt që do të punojnë në sektorin e turizmit dhe mësuesit të kenë mundësi të ofrojnë punë paralele pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre ekzistuese të punës dhe kontratat.
Problemi në turizëm është studiuar edhe nga Instituti i Shoqatës së Ndërmarrjeve Turistike Greke (INSETE). Në studimin e publikuar në mars 2022 vërehet se në pikun e sezonit veror 2021, 53.249 vende pune nuk u plotësuan nga 244.124 vende pune të parashikuara. Kjo do të thotë, se shkalla e mungesës është 22% ose më shumë se 1 në 5 pozicione nuk u plotësuan. Përqindja është e ngjashme në të gjitha departamentet e hoteleve dhe varion nga 21% në 24%.
50% e totalit të vendeve të lira, gati 26 500 vende të lira pune, korrespondojnë me specialitetet e kamarierit, recepsionistit, asistentit të kamarierit, lavanderisë, baristit dhe mbështetjes apo mirëmbajtjes teknike. Mungesa e personelit në pikun e sezonit ka ekzistuar në vitet e mëparshme, veçanërisht në shumë ishuj dhe zona të thella, por tashmë është shtuar.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=ZsI9XzU93RU
Sondazh

2 euro më shumë në ditë për ata që punojnë nga shtëpia - Kompania italiane “Panini” rimburson shpenzimet për gazin dhe energjinë
Kompania italiane për prodhimin e figurinave “Panini” do të paguajë 2 euro më shumë në ditë punonjësit e saj që do të vendosin të punojnë nga shtëpia. Në......

Bien lehtë çmimet e naftës - Disa zona të Shangait rikthejnë bllokimet COVID-19
Çmimet e naftës u tkurrën nga fitimet e mëparshme të enjten pasi disa zona të Shangait vendosën masa të reja bllokimi COVID-19, duke tejkaluar lajmet për......

“Bota po vuan shtrenjtimin e jetesës” - Sipas raportit më të fundit të OKB, asnjë vend nuk mund të shmangë fenomenin
Në raportin më të fundit të publikuar nga Kombet e Bashkuara, kriza e shtrenjtimit të jetesës po prek të gjitha vendet e botës me rritjen e çmimit të......

Makinat elektrike, prodhuesit: Duhet më shumë kohë! - Afati për zëvendësimin e plotë minimalisht duhet të jetë deri në vitin 2040
Kompanitë prodhuese të automjeteve janë gati për sfidën e daljes nga qarkullimi të atyre me motor me djegie. Por sipas prodhuesve do të ishte më mirë të......

“Bordi i Naftës nuk do të zhbëhet” - Ahmetaj: Do të frenohen abuzimet. Balluku: 2 parqe fotovoltaike në Korçë
Bordi i Transparencës nuk do të zhbëhet. Kjo ka qenë përgjigja e Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj një konferencë për mediat pas mbledhjes se fundit të......

Pushimet verore, krahasimi i Shqipërisë me Europën: Çmimet e akomodimit, jemi më të lirët. Greqia, Franca, Spanja, më të shtrenjtat!
Me ngrohjen e motit dhe me ardhjen e diellit përvëlues, çdo vit, familjet dhe shoqëria nisin gjithashtu debatin e zakonshëm; ku t`i bëjnë pushimet? A ja vlen......

FAO: Kostot e plehrave e fertilizuesve mund të zgjasin tensionet globale të ushqimit!
Shpenzimet spirale për inputet e fermës si plehrat mund të pengojnë kultivuesit nga zgjerimi i prodhimit dhe të përkeqësojnë sigurinë ushqimore në vendet më të......

Cikli i ri diellor është më intensiv se sa pritej!
Ndryshe nga sa ishte hipotezuar nga ata që studiojnë këto fenomene, cikli i ri diellor po rezulton të jetë shumë intensiv. Ashtu si me meteorologjinë......