Makinat elektrike, prodhuesit: Duhet më shumë kohë! - Afati për zëvendësimin e plotë minimalisht duhet të jetë deri në vitin 2040
Kompanitë prodhuese të automjeteve janë gati për sfidën e daljes nga qarkullimi të atyre me motor me djegie. Por sipas prodhuesve do të ishte më mirë të shtyhej data deri në 2040-ën, pasi pothuajse të gjithë ata kanë hedhur në treg modele hibride në 3 – 4 vitet e fundit dhe duhen dy cikle për t’i amortizuar. Pra pesë vjet më shumë se afati i caktuar nga Bashkimi Europian, në mënyrë që sektori i automjeteve të ketë kohë për t’u përgatitur me tranzicion që përfshin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe zinxhirin e prodhimit.
Pikërisht kjo e fundit është një nga pikat kryesore të këtij procesi dhe Europa në mënyrë që të mos jetë e varur nga Azia, do të duhet të marrë masat. Sipas ekspertëve deglobalizimi synon afërsinë gjeografike për të ndërtuar një sistem furnizuesish më pranë, dhe në kuadër të prodhimit në vende të konsideruara mike.
Pavarësisht nëse do të jetë në 2035-ën apo në 2040-ën, heqja nga qarkullimi i automjeteve me motor me djegie, procesi ka nisur. Kompani të ndryshme prodhimi kanë nisur riorganizimin e thellë, që përfshin prodhimin, burimet njerëzore dhe asetet e shoqërisë.
Analistët parashikojnë se gjatë këtij tranzicioni dhe sidomos në përfundim të tij do të shkurtohen me mijëra vende pune, por do të krijohen më shumë vende të reja pune. Kur sektori hyn në një teknologji ai prodhon mjaftueshëm vëllime për të ulur kostot dhe duke e bërë këtë është në gjendje të demokratizojë teknologjinë. Europa do të pozicionohet me teknologjinë më të mirë të gjelbër dhe do ta eksportojë atë, komentojnë ekspertët e sektorit.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=EhEQhXj0-X4
Sondazh

“Bordi i Naftës nuk do të zhbëhet” - Ahmetaj: Do të frenohen abuzimet. Balluku: 2 parqe fotovoltaike në Korçë
Bordi i Transparencës nuk do të zhbëhet. Kjo ka qenë përgjigja e Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj një konferencë për mediat pas mbledhjes se fundit të......

Pushimet verore, krahasimi i Shqipërisë me Europën: Çmimet e akomodimit, jemi më të lirët. Greqia, Franca, Spanja, më të shtrenjtat!
Me ngrohjen e motit dhe me ardhjen e diellit përvëlues, çdo vit, familjet dhe shoqëria nisin gjithashtu debatin e zakonshëm; ku t`i bëjnë pushimet? A ja vlen......

FAO: Kostot e plehrave e fertilizuesve mund të zgjasin tensionet globale të ushqimit!
Shpenzimet spirale për inputet e fermës si plehrat mund të pengojnë kultivuesit nga zgjerimi i prodhimit dhe të përkeqësojnë sigurinë ushqimore në vendet më të......

Cikli i ri diellor është më intensiv se sa pritej!
Ndryshe nga sa ishte hipotezuar nga ata që studiojnë këto fenomene, cikli i ri diellor po rezulton të jetë shumë intensiv. Ashtu si me meteorologjinë......

Si të merrni vendimet më të mira? - Ja këshilla e neuroshkencës për të shmangur të qenit të pasigurt!
Çdo ditë duhet të marrim vendime, disa më të lehta, të tjera shumë më pak: ja këshilla e neuroshkencës për të shmangur të qenit të pasigurt. Marrja e......

Mete në Kuvendin e Shqipërisë: Tregu i sigurimeve dhe pensioneve në trend rritës. Asetet e fondeve të investimit në rënie të lehtë!
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete gjatë raportimit në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë theksoi se......

Cili është organizmi më i madh i vërejtur ndonjëherë në Tokë?!
Në 4500 vjet, një posidonia nga Australia ka përhapur kopje të sakta të saj për 180 km: është kloni më i madh i vërejtur ndonjëherë në Tokë. Gjiri i......

Një rezultat i papritur në një studim të kancerit!
Në studimet farmakologjike, numrat e mëdhenj japin rezultatet më të besueshme. Megjithatë, ndonjëherë edhe një provë në shkallë të vogël mund të rrënjos një......