Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2022, 12:35

“Bordi i Naftës nuk do të zhbëhet” - Ahmetaj: Do të frenohen abuzimet. Balluku: 2 parqe fotovoltaike në Korçë

Nga SCAN TV

Bordi i Transparencës nuk do të zhbëhet. Kjo ka qenë përgjigja e Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj një konferencë për mediat pas mbledhjes se fundit të Këshillit të Ministrave. Për rritjen e cmimeve ai deklaroi se abuzimet do të luftohen në çdo mënyrë.

Ahmetaj u shpreh se 'Qeveria punon çdo ditë dhe morëm mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha për kabinetin në raport me ndjekjen e politikave për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu dhe bllokimi i rrugëve të furnizimit. Por qeveria do ti përdorë të gjithë instrumentet e duhura për të frenuar rritjen abuzive të çmimeve. Çdo instrument që vlen për të frenuar abuzimet do të funksionojë'.

I pyetur për përfitimet që po merr qeveria nga TVSH-ja dhe nëse planifikohet të reduktohet kjo e fundit, zëvendëskryeministri tha se është e përkohshme. Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se 2% e energjisë së prodhuar nga parqet fototvoltaike  në Korçë do i kalojë shtetit.

'Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike në qarkun e Korçës, secili nga 20 MWH, pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, pra investim privat. Ky është lajm shumë i mirë, është investim nga entitete vendase, por që përkon me një periudhë shumë të vështirë sa i përket energjisë elektrike kur ne si vend kërkojmë të rrisim kapacitetet prodhuese sidomos ato të energjisë së gjelbër, dhe iniciativa të tilla mbështeten për t’i dhënë shpejtësi më të madhe për ndërtim dhe procedurat. Shteti shqiptar përfiton nga këto parqe pasi 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit i jepet shtetit shqiptar në formë produkti ose pagese në formë të rentës. duke filluar nga dita e sotme, të gjithë entitetet që prodhojnë energji dhe janë prodhuesit e përcaktuar me përparësi të energjisë elektrike do të paguajnë disbalancat që është çmim simbolik por shëndosh sistemin elektroenergjetik dhe financat e kompanive shtetërore që operojnë në këtë sistem', tha Balluku.

Në mbledhjen e qeverise, Balluku tha se është miratuar projektvendimi që prodhuesit e përcaktuar me përparësi të energjisë elektrike të paguajnë disbalancat.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=OgFm2JOdXjY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat