Mete në Kuvendin e Shqipërisë: Tregu i sigurimeve dhe pensioneve në trend rritës. Asetet e fondeve të investimit në rënie të lehtë!
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete gjatë raportimit në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë theksoi se tregjet financiare në 2021 u shfaqën rezistentë pas disa ngjarjeve të paprecedente të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti, pandemia dhe së fundmi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se edhe përgjatë muajve të parë të vitit 2022, tregu i sigurimeve dhe pensioneve private vullnetare kanë vijuar trendin rritës, ndërsa konstatohet një rënie e lehtë e aseteve të fondeve të investimit, ku përsëri ekspozimi i tyre ndaj luhatshmërisë së tregjeve ndërkombëtare mbetet i kufizuar. Autoriteti po monitoron situatën në vijimësi dhe ka miratuar një udhëzim të posaçëm ku u kërkohet shoqërive administruese të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin një sërë masash.
Mete u shpreh se riformatimi i pjesës kryesore të ligjeve dhe rregulloreve të tregjeve nën mbikëqyrje, të përafruara me Direktivat Europiane, ka dhënë efekte konkrete ku konkretisht ligji për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit që ka rritur vlerën e dëmshpërblimit, ka reduktuar kohën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve, ka adresuar problematikat ndër vite me Fondin e Kompensimit, ka ulur ndjeshëm komisionet për ndërmjetësit dhe shpenzimet e marrjes në sigurim, si edhe ka mundësuar aplikimin për herë të parë edhe në Shqipëri të Raportit Europian të Aksidenteve.
Sipas tij ligji për sipërmarrjet e investimeve kolektive ka shtuar mbrojtjen e investitorit, ka rritur kërkesat për kapital për shoqëritë, ka mundësuar krijimin e formave të reja të fondeve të investimit, si edhe ka parashikuar për herë të parë marketimin dhe shitjen në Shqipëri të fondeve të licencuara në vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, ligji për tregjet e kapitalit ka vendosur standarde më të larta licencimi dhe mbikëqyrjeje për subjektet, ka krijuar për herë të parë mundësinë e ofrimit të shërbimeve të reja të investimit, të ndërlidhjes së drejtpërdrejtë me tregjet globale, si edhe ka zgjeruar gamën e instrumenteve financiare.
Mete përmendi aderimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) si një zhvillim të rëndësishëm, në funksion të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve në tregun e sigurimeve dhe gjithashtu, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve dhe me asistencën e Bankës Botërore, Autoriteti po realizon një vlerësim të progresit të bërë në lidhje me Parimet Themelore Ndërkombëtare në sigurime.
E . S / SCAN
Sondazh

Cili është organizmi më i madh i vërejtur ndonjëherë në Tokë?!
Në 4500 vjet, një posidonia nga Australia ka përhapur kopje të sakta të saj për 180 km: është kloni më i madh i vërejtur ndonjëherë në Tokë. Gjiri i......

Një rezultat i papritur në një studim të kancerit!
Në studimet farmakologjike, numrat e mëdhenj japin rezultatet më të besueshme. Megjithatë, ndonjëherë edhe një provë në shkallë të vogël mund të rrënjos një......

Rusia nuk ka mjaftueshëm naftë për të nënshkruar marrëveshje të reja!
Rosneft i Rusisë po frenon nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të naftës bruto me dy rafineritë shtetërore indiane, sipas Reuters, pasi ajo ka kryer shitje me......

Lavrov i drejtohet Ukrainës: Çminoni portet tuaja dhe ne do të lejojmë eksportet e grurit!
Rusia do të lejojë eksportet e grurit nëse Ukraina çminon ujin rreth porteve të saj në Detin e Zi, tha ministri i jashtëm Sergei Lavrov. Ukraina është një nga......

Zyra kundër mashtrimit të BE-së kërkon që blloku të rikuperojë mbi 500 milionë euro!
Zyra Kundër Mashtrimit e Bashkimit Europian rekomandoi këtë vit që të rikuperohen më shumë se 500 milionë euro të fondeve të BE-së. Në raportin e OLAF për......

Tregu valutor shfaqet i qëndrueshëm - Dollari amerikan rikuperon sërish pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 111.4 lekë dhe......

Inflacioni prek tjetër rekord, në 6.7%/ Rritja e çmimeve “mbërthen” të gjitha grupet, nga transporti, te vaji, bulmeti, mishi, peshku!
Norma e inflacionit në vendin tonë është ngjitur edhe më tej gjatë muajit maj, pranë 6.7%, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave sa i......

Tregu monetar, në qëndrueshmëri - Pritet takimi i BQE, parashikohet rritje e interesave me 75 pikë bazë deri në shtator
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm gjatë sesionit të sotëm, ndërsa dollari po qëndron në rënie të lehtë për të dytën ditë me radhë. Përballë jenit japonez,......