Zyra kundër mashtrimit të BE-së kërkon që blloku të rikuperojë mbi 500 milionë euro!
Zyra Kundër Mashtrimit e Bashkimit Europian rekomandoi këtë vit që të rikuperohen më shumë se 500 milionë euro të fondeve të BE-së. Në raportin e OLAF për hetimet e saj në 2021, ata thanë se disa nga mashtrimet më serioze të hetuara kishin të bënin me mbeturinat dhe COVID-19.
Rreth 800 tonë mbeturina u kapën në Itali në vitin 2021, duke përfshirë mbetjet industriale që do të dërgoheshin në vende jo-europiane si Malajzia. Ville Itala, drejtori i përgjithshëm i OLAF, tha se "mashtruesit vazhduan të përpiqeshin të përfitonin nga COVID-19".
"Ne ekspozuam përpjekjet e mashtrimit të mashtruesve ndërsa ata u përpoqën t'u afroheshin autoriteteve kombëtare me oferta false të vaksinave me vlerë mbi 16 miliardë euro," tha Itala. Kishte edhe mashtrime rreth maskave mjekësore që mbërritën në Europë midis 2020 dhe 2021, me qindra miliona pjesë të falsifikuara në tregjet europiane.
"Meqenëse pamë se si kompanitë që prodhonin për shembull produkte kopshti ose gjëra duhej të hidheshin në tregun e maskave, gjë që dukej shumë fitimprurëse duke pasur parasysh mungesën totale të materialit," tha Ernesto Bianchi, zëvendësdrejtor i OLAF. “Rasti më i keq që pamë ishte ai i maskave që po vinin nga Vietnami të bëra me letër higjienike të shtypur, të gjitha me shenjën e cilësisë europiane”, shtoi ai.
OLAF filloi gjithashtu bashkëpunimin me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO). Zyra hapi të paktën 85 raste për shkak të informacionit nga zyra kundër mashtrimit, duke bërë të mundur kursimin e mbi 2 miliardë euro në fonde që përndryshe mund të ishin përdorur në mënyrë të paligjshme.
Tani, lufta në Ukrainë ka shkaktuar një potencial për më shumë raste mashtrimi. Përveç krijimit të një fatkeqësie humanitare, konflikti ka ndryshuar rrugët e kontrabandës.
Edel Strazimiri / SCAN

Tregu valutor shfaqet i qëndrueshëm - Dollari amerikan rikuperon sërish pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 111.4 lekë dhe......

Inflacioni prek tjetër rekord, në 6.7%/ Rritja e çmimeve “mbërthen” të gjitha grupet, nga transporti, te vaji, bulmeti, mishi, peshku!
Norma e inflacionit në vendin tonë është ngjitur edhe më tej gjatë muajit maj, pranë 6.7%, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave sa i......

Tregu monetar, në qëndrueshmëri - Pritet takimi i BQE, parashikohet rritje e interesave me 75 pikë bazë deri në shtator
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm gjatë sesionit të sotëm, ndërsa dollari po qëndron në rënie të lehtë për të dytën ditë me radhë. Përballë jenit japonez,......

Brenti i Londrës ngjitet në 123 dolalrë - Europa mund të përballet me mungesë të energjisë dimrin e ardhshëm
Çmimet e naftës po karakterizohen nga qëndrueshmëria në sesionin e sotëm, por një ditë më parë Brenti i Londrës u ngjit deri në 123 dollarë për fuçi, që është......

Bursat europiane, në rënie - Investitorët presin takimin e BQE dhe inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet që do të marrë Banka Qendrore Europiane, në lidhje me normat e......

Kaos në Parlamentin Europian - Tre ligjet kryesore të klimës shtyhen për shkak të mosmarrëveshjeve politike!
Kaos shpërtheu në Parlamentin Europian të mërkurën pasi votimet e planifikuara për tre ligjet kryesore të klimës u shtynë për shkak të mosmarrëveshjeve......

BB ul parashikimet për ekonominë globale - Rritja frenon në 2.9%, paralajmërohet rreziku për stagflacion
Banka Botërore ul parashikimet për sa i përket rritjes globale, me gati një të tretën duke frenuar në 2.9% për vitin 2022. Sipas saj pushtimi rus i Ukrainës ka......

Wizz Air: Po pësojmë humbje të mëdha - Kompania ajrore fajëson situatën kaotike në aeroporte
Uizz Air deklaroi se po përballej me humbje të mëdha financiare për shkak anulimeve të fluturimeve si pasojë e grevës së transportit ajror. Kompania shtoi se......