Europa Postuar më 8 Qershor 2022, 15:29

Wizz Air: Po pësojmë humbje të mëdha - Kompania ajrore fajëson situatën kaotike në aeroporte

Nga SCAN TV

Uizz Air deklaroi se po përballej me humbje të mëdha financiare për shkak anulimeve të fluturimeve si pasojë e grevës së transportit ajror. Kompania shtoi se situata më kritike është ajo në Mbretërinë e Bashkuara ku sektori vuan mungesën e kontrollorëve të trafikut ajror dhe agjentëve të sigurisë.

Linja ajrore me buxhet europian parashikoi një humbje operative për tremujorin e saj të parë fiskal, i cili zgjati nga prilli në qershor, për shkak të ndërprerjeve të fluturimeve, në një kohë që humbja e saj vjetore deri në fund të marsit ishte më e madhe për shkak të rritjes së cmimit të karburantit.

Aeroportet në Europë janë përballur javën e kaluar me rritjen e kërkesave për fluturime.

Shefi Ekzekutiv i Uizz Air, Jozsef Varadi, deklaroi se linja ajrore me kosto të ulët ishte "plotësisht e pajisur" dhe se problemet nuk kanë të bëjnë me personelin e saj, por me faktin se aeroportet nuk kanë kontrollorë të trafikut ajror në dispozicion dhe as agjentë të mjaftueshëm sigurie. Një situatë e tillë krijoi dhe shtyrjet apo anulimet e fluturimeve, sipas tij.

Ai shtoi se situata aktuale po shkaktonte humbje të konsiderueshme për të gjitha palët dhe se e vetmja mënyrë për ta rregulluar, është plotësimi i menjëhershëm i kontrollorëve të trafikut ajror.

Grupi i kuotuar në Londër tha se kërkesa për sezonin e verës ishte e madhe, por sfidat operacionale e kanë detyruar atë të gjejë burime financiare shtesë për të minimizuar ndërprerjet.

Uizz Air pret që tarifat e tremujorit të dytë të jenë në nivelet më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Linja ajrore me bazë në Hungari raportoi një humbje prej 642.5 milionë eurosh deri në 31 mars, krahasuar me një humbje prej 576 milionë euro një vit më parë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=mM-V_Uzw0cM

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat