OECD ul pritshmërinë për rritjen globale - Gjithsesi, rreziku për stagflacion mbetet i kufizuar
Lufta në Ukrainë e ka bërë shumë më të zymtë perspektivën e rritjes në një kohë që ekonomia globale duhet të shmangë një periudhë stagflacioni të stilit të viteve 1970. Deklarata u bë nga OECD që uli pritshmëritë e saj për rritjen globale duke rritur njëkohësisht vlerësimin për inflacionin.
Ekonomia botërore pritet të rritet me 3% këtë vit, shumë më pak se 4.5% që parashikohej kur Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik përditësoi për herë të fundit vlerësimet e saj në dhjetor. Madje parashikohet se rritja do të ngadalësohet dhe më shumë vitin e ardhshëm duke zbritur në 2.8%, nga një parashikim i mëparshëm prej 3.2%.
Ndërkohë, nuk pritet të ketë lehtësim nga rritja e çmimeve brenda një kohe të shkurtër, me inflacionin që pritet të arrijë në 8.5% këtë vit në vendet e OECD, përpara se të bjerë në 6% në vitin 2023. Më parë OECD kishte parashikuar që inflacioni të arrinte në 5% përpara se të zbriste gradualisht në 3% në 2023-shin.
Pavarësisht rritjes më të ulët dhe perspektivës më të lartë të inflacionit, OECD pret një rrezik të kufizuar stagflacioni si ai i përjetuar në mesin e viteve 1970, kur tronditja e çmimit të naftës shkaktoi inflacion të lartë dhe rritje të nivelit të papunësisë.
Në veçanti, ekonomitë e zhvilluara, të cilat varen shumë më tepër nga shërbimet, sesa në vitet 1970, janë më pak intensive energjikisht tani, dhe bankat qendrore kanë më shumë mundësi dhe mënyra për të luftuar inflacionin, pavarësisht shqetësimit të qeverive të ndryshme për nivelin e papunësisë.
OECD tha se kishte pasur një rast të mirë për heqjen e stimulit të qëndrueshëm të politikës monetare në vendet me inflacion të lartë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa Lindore.
Ndërsa rritja fiskale e lidhur me pandeminë po i afrohet skadencës, ekonomia e SHBA u pa të rritet me 2.5% këtë vit, për t’u ngadalësuar më pas në 1.2% në 2023 - më pak se parashikimet e mëparshme për rritje prej 3.7% në 2022-shin dhe 2.4% në 2023-shin.
Ekonomia e Kinës, e cila është goditur nga një valë e re mbylljesh për shkak të infektimeve me COVID-19, shihet në rritje deri në 4.4% këtë vit dhe 4.9% në vijim, nga 5.1% që pritej më parë në të dy vitet.
Më e ekspozuar ndaj importeve ruse të energjisë dhe pasojave nga lufta në Ukrainë, ekonomia e eurozonës, u pa në rritje 2.6% këtë vit dhe 1.6% në 2023, nga parashikimet përkatësisht 4.3% dhe 2.5%.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=vIloYpVp1mU
Sondazh

SHBA dhe Europa kufizojnë fitimet ruse - Bashkëpunim për të ndaluar të ardhurat nga karburanti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në diskutime shumë aktive me vende europiane për të kufizuar fitimet që Rusia mund të marrë nëpërmjet naftës.......

Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Analistët e tregut parashikojnë se tregu do të mbetet i tkurrur
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, duke parashikuar një raport të stoqeve të ulta të naftës në SHBA. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent......

Pagat në Wall Street: Investitorët të revoltuar për shpërblimet e mëdha që marrin drejtuesit
Ndërkohë që Bashkimi Europian vijon diskutimet për të vendosur paga minimale që të lejojnë familjet të arrijnë fundin e muajit, nga ana tjetër e oqeanit flitet......

Greva e transportit ajror në Itali - U anuluan më shumë se 230 fluturime
Janë të paktën 230 fluturimet që u anuluan ditën e sotme për shkak të grevës së transportit ajror në Itali, nxitur më shumë nga kontrollorët ajrorë. Më shumë......

Rreziku i furnizimit me energji për Europën - Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën
Europa mund të përballet me mungesë energjie dimrin e ardhshëm pasi pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën energjetike të rajonit. Paralajmërimi vjen nga......

Jo më automjete me benzinë dhe naftë - Parlamenti europian voton për heqjen e tyre nga qarkullimi brenda 2035!
Parlamenti europian pritet të votojë për paketën e re të masave për të mbrojtur ambjentin dhe për të reduktuar emetimet atmosferike. Një vendim që Brukseli......

Zbulohet emri/ Kush do të jetë ambasadori i ri i BE-së në Tiranë?!
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit......

5 nga 10 tenderët “big”, nga ARRSH dhe AKSHI - Në 5 muaj u prokuruan 5.31 mld lekë për 10 kontrata. Ofertat fituese, 98.1% e fondit limit
Rreth 87.65 mld lekë është fondi limit i prokuruar nga institucionet shtetërore përgjatë 5-muajve të parë të vitit, një shifër sa 58.71% e gjithë parave të......