Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Analistët e tregut parashikojnë se tregu do të mbetet i tkurrur
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, duke parashikuar një raport të stoqeve të ulta të naftës në SHBA. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për gushtin u rritën me 40 cent, në 120.97 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane për korrikun ishte 120,01 dollarë për fuçi, në rritje me 60 cent.
Analistët e tregut parashikojnë se tregu i naftës do të mbetet i tkurrur pasi në krahun e ofertës do të vijojë të regjistrohen stoqe të ulta. Inventarët e naftës së papërpunuar ka të ngjarë të kenë më shumë tërheqje, ndërsa sezoni pushimeve po shkon drejt pikut.
Megjithatë, shifrat nga Instituti Amerikan i Naftës treguan se inventarët e naftës së papërpunuar dhe nënprodukteve të saj në SHBA u rritën javën e kaluar.
Banka Botërore uli parashikimin e rritjes ekonomike globale për vitin 2022 me gati një të tretën, duke paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës kishte komplikuar dëmet nga pandemia COVID-19 dhe se shumë vende tani përballen me recesion.
Ndërkohë, furnizimet globale të naftës së papërpunuar dhe nënprodukteve mbeten të pakta, duke rritur marzhet e naftës së rafinerive aziatikë në nivele rekord, pasi sanksionet perëndimore pengojnë eksportet nga prodhuesi kryesor Rusia. Shumica e rafinerive në nivel global tashmë janë afër kapacitetit për të përmbushur kërkesën në rritje nga rimëkëmbja pandemike dhe zëvendësuar furnizimet e humbura ruse.
Analistët e JP Morgan vlerësojnë se Rusia ka shkurtuar rreth 500,000 deri në 700,000 fuçi në ditë të eksporteve të produkteve të naftës.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=mQOKsP_8rdQ
Sondazh

Pagat në Wall Street: Investitorët të revoltuar për shpërblimet e mëdha që marrin drejtuesit
Ndërkohë që Bashkimi Europian vijon diskutimet për të vendosur paga minimale që të lejojnë familjet të arrijnë fundin e muajit, nga ana tjetër e oqeanit flitet......

Greva e transportit ajror në Itali - U anuluan më shumë se 230 fluturime
Janë të paktën 230 fluturimet që u anuluan ditën e sotme për shkak të grevës së transportit ajror në Itali, nxitur më shumë nga kontrollorët ajrorë. Më shumë......

Rreziku i furnizimit me energji për Europën - Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën
Europa mund të përballet me mungesë energjie dimrin e ardhshëm pasi pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën energjetike të rajonit. Paralajmërimi vjen nga......

Jo më automjete me benzinë dhe naftë - Parlamenti europian voton për heqjen e tyre nga qarkullimi brenda 2035!
Parlamenti europian pritet të votojë për paketën e re të masave për të mbrojtur ambjentin dhe për të reduktuar emetimet atmosferike. Një vendim që Brukseli......

Zbulohet emri/ Kush do të jetë ambasadori i ri i BE-së në Tiranë?!
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit......

5 nga 10 tenderët “big”, nga ARRSH dhe AKSHI - Në 5 muaj u prokuruan 5.31 mld lekë për 10 kontrata. Ofertat fituese, 98.1% e fondit limit
Rreth 87.65 mld lekë është fondi limit i prokuruar nga institucionet shtetërore përgjatë 5-muajve të parë të vitit, një shifër sa 58.71% e gjithë parave të......

Nafta, rekord në 258 lekë/litër - Ulet lehtë çmimi për benzinën dhe gazin
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen sërish të çmimit të naftës. Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së sotme çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë......

Arbëreshët e Puglias, investime në Shqipëri - Andreano: Aktualisht përqendrimi është në Jug të vendit
Sipërmarrjet puljeze të drejtuara nga komuniteti arbëresh në këtë rajon po nxiten që të vijnë të investojnë në vendin tonë. Në një intervistë për TV SCAN, Noe......