Brenti i Londrës ngjitet në 123 dolalrë - Europa mund të përballet me mungesë të energjisë dimrin e ardhshëm
Çmimet e naftës po karakterizohen nga qëndrueshmëria në sesionin e sotëm, por një ditë më parë Brenti i Londrës u ngjit deri në 123 dollarë për fuçi, që është niveli më i lartë në 13 javët e fundit. Nafta po mbështetet nga rritja e kërkesës dhe nga furnizimi i ulët i tregut.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 123 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 122 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave jozyrtare në SHBA, rezervat e naftës bruto regjistruan një rritje surprizë gjatë javës së kaluar.
Gjithashtu, edhe lehtësimi i masave kufizuese në Kinë, si pasojë e Covid-19 po mbështet çmimet e naftës. Në krahun e ofertës, tregtarët kanë shprehur shqetësime se disa vende mund të përballen me probleme në rritjen e prodhimit.
Në Norvegji, punonjësit e këtij sektori kanë planifikuar një grevë për pagat, duke filluar nga 12 qershori. Presioni në treg është rritur edhe më shumë pasi Irani hoqi dy kamera mbikëqyrje të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Kjo lëvizje me shumë mundësi do të rrisë tensionet me Kombet e Bashkuara, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet negociatore.
Në kohët e fundit ishin rritur shpresat se do të kishte një marrëveshje dhe tregun do t’i shtoheshin rreth 1 milion fuçi naftë në ditë nga Irani. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi se Europa, që vendosi sanksione ndaj naftës ruse, për shkak të pushtimit të Ukrainës, mund të përballet me ndërprerje të energjisë dimrin e ardhshëm.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rënie - Investitorët presin takimin e BQE dhe inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet që do të marrë Banka Qendrore Europiane, në lidhje me normat e......

Kaos në Parlamentin Europian - Tre ligjet kryesore të klimës shtyhen për shkak të mosmarrëveshjeve politike!
Kaos shpërtheu në Parlamentin Europian të mërkurën pasi votimet e planifikuara për tre ligjet kryesore të klimës u shtynë për shkak të mosmarrëveshjeve......

BB ul parashikimet për ekonominë globale - Rritja frenon në 2.9%, paralajmërohet rreziku për stagflacion
Banka Botërore ul parashikimet për sa i përket rritjes globale, me gati një të tretën duke frenuar në 2.9% për vitin 2022. Sipas saj pushtimi rus i Ukrainës ka......

Wizz Air: Po pësojmë humbje të mëdha - Kompania ajrore fajëson situatën kaotike në aeroporte
Uizz Air deklaroi se po përballej me humbje të mëdha financiare për shkak anulimeve të fluturimeve si pasojë e grevës së transportit ajror. Kompania shtoi se......

1.49 miliardë dollarë për Ukrainën - Banka Botërore miraton paketën e re të ndihmave financiare
Bordi ekzekutiv i bankës botërore miratoi një fond prej 1.49 miliard dollarësh ndihmë për Ukrainën. Paratë do të shërbejnë për të paguar qeverinë dhe nëpunësit......

OECD ul pritshmërinë për rritjen globale - Gjithsesi, rreziku për stagflacion mbetet i kufizuar
Lufta në Ukrainë e ka bërë shumë më të zymtë perspektivën e rritjes në një kohë që ekonomia globale duhet të shmangë një periudhë stagflacioni të stilit të......

SHBA dhe Europa kufizojnë fitimet ruse - Bashkëpunim për të ndaluar të ardhurat nga karburanti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në diskutime shumë aktive me vende europiane për të kufizuar fitimet që Rusia mund të marrë nëpërmjet naftës.......

Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Analistët e tregut parashikojnë se tregu do të mbetet i tkurrur
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, duke parashikuar një raport të stoqeve të ulta të naftës në SHBA. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent......