Si të merrni vendimet më të mira? - Ja këshilla e neuroshkencës për të shmangur të qenit të pasigurt!

Çdo ditë duhet të marrim vendime, disa më të lehta, të tjera shumë më pak: ja këshilla e neuroshkencës për të shmangur të qenit të pasigurt.
Marrja e vendimeve, veçanërisht nëse ato janë të vështira, nuk është kurrë ... e lehtë. Pasiguria na paralizon dhe në këto raste zakonisht zgjedhim (po: edhe kjo është zgjedhje!) të mos veprojmë, duke pritur të ndodhë diçka që të na tregojë drejtimin.
Siç e dinë mirë shkencëtarët konjitiv, zgjedhjet ndikohen nga mënyra se si paraqiten dilemat: për shembull, nëse lini një grup njerëzish të shijojnë një biftek duke thënë se ka 75% mish pa dhjamë ose në vend të kësaj thuhet se 25% formohet nga mishi i yndyrshëm, gjykimi i shijuesve ndryshon: në rastin e parë konsiderohet më i shijshëm. Ky është rasti klasik i gotës gjysmë plot ose gjysmë bosh.
Por pse është kaq e lehtë të mashtrohesh? Përgjigja është gjithmonë e njëjtë: truri kërkon rrugë të shkurtra. Një eksperiment i kryer disa vite më parë me rezonancë magnetike te njerëzit që duhet të zgjidhnin mes dy alternativave identike, të cilat megjithatë u paraqitën ndryshe, vërtetoi se ata që e njohin këtë mashtrim kanë një aktivitet të fortë në korteksin frontal (vendin e arsyetimit) që mbivendos aktivitetin e amigdalës, qendrës që drejton emocionet dhe i përgjigjet shpejt zgjedhjeve. Me pak fjalë, për të mos u mashtruar nga mënyra se si paraqiten gjërat, truri duhet të bëjë një përpjekje që konsumon energji.
Studiuesja angleze Ruth Chang, profesore e filozofisë në Oksford, kundërshton teorinë klasike se si të sillesh kur përballesh me zgjedhje, ajo që dekreton që në rast vendimesh të vështira duhet të vazhdohet duke shqyrtuar të mirat dhe të këqijat. Pra duhet zgjedhur alternativa që ka më shumë pro dhe nëse të mirat e të dyja mundësive janë njësoj të forta, mbetet vetëm të hidhet shorti, ndërsa nëse të mirat e dy zgjedhjeve janë të pakrahasueshme me njëra-tjetrën, atëherë duhet zgjedhur në mënyrë irracionale (për shembull, alternativat si bashkimi me një grup ushtarak për të shpëtuar atdheun nga një pushtues ose qëndrimi me një të afërm të sëmurë nuk janë të krahasueshme).
Por, sipas studiuesit, ne mund të bëjmë diçka ndryshe: t'i krijojmë vetes arsye të reja për të preferuar një zgjedhje ndaj tjetrës. Si? Duke bërë përpjekje dhe vullnet në vendimin: fakti që unë dua të martohem me atë vajzë sepse jam gati të angazhohem për këtë martesë; ose që preferoj të pikturoj ose të shkel në skenë në vend që të zgjedh një profesion të paguar mirë sepse e di që angazhimi im në këtë punë do të më japë kënaqësi. Angazhimet janë burim arsyesh, argumenton Chang. Ata nuk na detyrojnë në vendime dhe nuk i bëjnë zgjedhjet përfundimtare (pasi të keni vendosur të martoheni me atë person, sigurisht që mund të keni një mendim të mëvonshëm), por na bëjnë të mundur zgjedhjen. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Mete në Kuvendin e Shqipërisë: Tregu i sigurimeve dhe pensioneve në trend rritës. Asetet e fondeve të investimit në rënie të lehtë!
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete gjatë raportimit në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë theksoi se......

Cili është organizmi më i madh i vërejtur ndonjëherë në Tokë?!
Në 4500 vjet, një posidonia nga Australia ka përhapur kopje të sakta të saj për 180 km: është kloni më i madh i vërejtur ndonjëherë në Tokë. Gjiri i......

Një rezultat i papritur në një studim të kancerit!
Në studimet farmakologjike, numrat e mëdhenj japin rezultatet më të besueshme. Megjithatë, ndonjëherë edhe një provë në shkallë të vogël mund të rrënjos një......

Rusia nuk ka mjaftueshëm naftë për të nënshkruar marrëveshje të reja!
Rosneft i Rusisë po frenon nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të naftës bruto me dy rafineritë shtetërore indiane, sipas Reuters, pasi ajo ka kryer shitje me......

Lavrov i drejtohet Ukrainës: Çminoni portet tuaja dhe ne do të lejojmë eksportet e grurit!
Rusia do të lejojë eksportet e grurit nëse Ukraina çminon ujin rreth porteve të saj në Detin e Zi, tha ministri i jashtëm Sergei Lavrov. Ukraina është një nga......

Zyra kundër mashtrimit të BE-së kërkon që blloku të rikuperojë mbi 500 milionë euro!
Zyra Kundër Mashtrimit e Bashkimit Europian rekomandoi këtë vit që të rikuperohen më shumë se 500 milionë euro të fondeve të BE-së. Në raportin e OLAF për......

Tregu valutor shfaqet i qëndrueshëm - Dollari amerikan rikuperon sërish pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 111.4 lekë dhe......

Inflacioni prek tjetër rekord, në 6.7%/ Rritja e çmimeve “mbërthen” të gjitha grupet, nga transporti, te vaji, bulmeti, mishi, peshku!
Norma e inflacionit në vendin tonë është ngjitur edhe më tej gjatë muajit maj, pranë 6.7%, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave sa i......