Bota Postuar më 9 Qershor 2022, 12:45

“Bota po vuan shtrenjtimin e jetesës” - Sipas raportit më të fundit të OKB, asnjë vend nuk mund të shmangë fenomenin

Nga SCAN TV

Në raportin më të fundit të publikuar nga Kombet e Bashkuara, kriza e shtrenjtimit të jetesës po prek të gjitha vendet e botës me rritjen e çmimit të ushqimeve, energjisë dhe fertilizuesve si pasojë e konfliktit Rusi – Ukrainë.

Grupi për reagimin ndaj krizave globale publikoi raportin e dytë për sa i përket pasojave të luftës në Ukrainë në sektorin e ushqimit, karburantit dhe të financës, dhe tregon se si pasojë e pandemisë së Covid 19, ndryshimeve klimatike dhe atyre në sistemin shëndetësor janë rreth 1.6 miliard njerëz nga 94 vende të ndryshme që po përballen me krizën ushqimore, energjitike apo financiare.

¾ e tyre jetojnë në vende shumë të prekshme nga kriza të tilla. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u shpreh se brenda tre muajsh të konfliktit në Ukrainë, çmimet e ushqimeve janë shumë pranë niveleve rekord, ndërsa çmimet e fertilizuesve janë më shumë se dyfishuar. Ai theksoi se asnjë vend nuk mund t’i shmanget krizës së shtrenjtimit të jetesës.

Guterres i kërkoi të gjitha palëve që të përpiqeshin për një zgjidhje paqësore për situatën mes Rusisë dhe Ukrainën, duke propozuar krijimin e dy grupeve pune të cilat duhet të gjejnë një marrëveshje që do të lejojë eksportin e sigurtë të prodhimeve ukrainase nëpërmjet Detit të ZI. Por njëkohësisht të ketë dhe një qasje për ushqimet dhe fertilizuesit që vijnë nga Rusia, në tregjet globale.

Sanksionet e SHBA-së dhe Europës kundër Rusisë nuk kanë përfshirë ushqimin dhe fertilizuesit, por kanë penguar eksportet e këtyre mallrave.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=OQpg_hEZE-M

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat