Europa Postuar më 9 Qershor 2022, 12:50

2 euro më shumë në ditë për ata që punojnë nga shtëpia - Kompania italiane “Panini” rimburson shpenzimet për gazin dhe energjinë

Nga SCAN TV

Kompania italiane për prodhimin e figurinave “Panini” do të paguajë 2 euro më shumë në ditë punonjësit e saj që do të vendosin të punojnë nga shtëpia. Në marrëveshjen për kontratën e re përfshihet dhe një bonus mujor për performancën që do të jetë minimumi 250 euro në muaj dhe maksimumi 10 mijë euro në  vit.

Kompania e njohur italiane për prodhimin e figurinave “Panini”, vendos të shpërblejë me 2 euro më shumë në ditë të punësuarve që e kryejnë punën e tyre nga shtëpia. Risia është pjesë e kontratës së re të kompanisë nga Modena, e cila u miratua pas negociatash të gjata me sindikatat. Smart working – puna nga shtëpia – bëhet pjesë e marrëveshjes së nivelit të dytë.

Me anë të saj konfirmohet një organizim i ri që përshtat kohën private me atë të punës, diçka që është eksperimentuar gjatë pandemisë. Të punësuarve do iu jepen 2 euro për çdo ditë pune, në kuadër të rimbursimit të shpenzimeve, duke përmbushur kërkesën e sindikatave sipas të cilave shpenzimet e mjeteve të prodhimit duhet të paguhen nga kompania, dhe nuk duhet të rëndojnë tek xhepat e të punësuarve as në mënyrë jo të drejt për drejtë. Puna nga shtëpia përfshin shpenzime shtesë si për shembull konsumi i gazit dhe energjisë elektrike.

Pjesa më e madhe e të punësuarve të kompanisë kanë pranuar rinovimin e kontratës së nivelit të dytë, e cila përfshin 450 prej tyre. Një nga pikat e tjera të rëndësishme të kontratës së re është dhe një depozitë mujore për bonusin e performancës prej 250 eurosh në muaj minimumi dhe deri në 10 mijë euro në vit maksimumi.

Marrëveshja parashikon gjithashtu mundësinë që çdo punonjës të zgjedhë në fillim të vitit nëse do të pranojë pagesën e mensës të barabartë me 7 euro në ditë për shërbimet e kontraktuara të mensës.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat